Ikën Molinaro, Tiago thuajse. Tratativa për marrjen e Maksi Rodrigez

Diego e kishte nisur kështu: “Unë dhe Aleks nuk do të jemi kurrë një problem, por një zgjidhje”. Del Piero kishte vazhduar kështu: “Sa më shumë kampionë që të jenë, aq më mirë është”. Në realitet, të dy janë përplasur me njëri-tjetrin, kanë qenë larg dhe në fushë janë parë të distancuar, ndonjëherë edhe në pankinë.
Por të dielën në mëngjes, në Vinovo, kapiteni i tërhoqi vëmendjen “pasardhësit”, pa shumë komplimente dhe pa shumë urime. Buum, një goditje e rëndë dhe braziliani ka mbetur për gati një minutë në tokë, dhimbje të mëdha në kavilje. Menjëherë është dashur ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, e pasuar nga çaste frike. Pastaj, talenti brazilian është ringritur (duke çaluar) dhe ka rinisur stërvitjen. Kolegu i ka kërkuar falje me disa fjalë të ëmbla. Ky është një sinjal që tensioni po rritet.
Dhe nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një sinjal negativ. Madje, do të thotë që Juve e ndien rëndësinë e momentit: ka humbur Europën që vlen, nuk mundet të humbasë trenin e fundit për titull në rinisjen e kampionatit, nga Parma e më pas. Dhe atëherë..., këto përplasje brenda skuadrës, duken si një grinte epokale. Përplasje ka pasur edhe mes Zebinasë dhe Ciro Immobiles. Gjithçka përpara syve të Roberto Betegas, zëvendësdrejtorit, i cili është abonuar në qendër të tribunës, gjatë stërvitjeve të bardhezinjve. Me siguri do t’i ketë vlerësuar këto përplasje. Ndërkohë që Juventus ka filluar të mendojë për merkaton. Molinao përfundimisht do të largohet dhe destinancioni i tij i mundshëm është Shtutgarti.
Ndërkohë që edhe Tiago është thuajse i larguar. Por në shënjestër për t’u afruar gjatë merkatos së dimrit është Maksi Rodriguez, i shumë kërkuar nga Juventusi edhe gjatë verës. Por për momentin edhe pse alternativat e kësaj tratative janë të shumta, asgjë nuk është e qartë. Një tjetër zhvillim në kampin e Juves janë edhe zërat për një rikthim të Marcelo Lipit në postin e presidentit. Ndërkohë që burime të besueshme pranë klubit bardhezi kanë theksuar se “vlerësimi ynë për Lipin dhe për atë që ka dhënë për skuadrën tonë është i pandryshuar, por duhet të theksojmë se për momentin nuk është parashikuar rikthimi i tij në Torino”.