E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, aksidentohen katër persona

LEZHE – Katër persona janë plagosur rëndë si pasojë e dy aksidenteve të ndryshme, që ndodhën dje paradite në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë. 

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Burimet spitalore kanë sqaruar se, gjendja e tyre ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 06:00 në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit. Në aksident është përfshirë një automjet tip “Mercedes” me targa të KR 5706 A me drejtues Xhafer Isufin, 37 vjeç nga qyteti i Laçit. Ai është përplasur me një automjet tip “Audi” me targa TR 3666 N, e drejtuar nga Dritan Hysenaj, 33 vjeç nga Tirana. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi, 37-vjeçari Isufi, si edhe bashkëshortja e tij, Elona Isufi, 35 vjeçe. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa aksidenti i dytë u regjistrua në orën 11:30 në afërsi të Urës së Milotit, kur një automjet tip “Mercedes”, targa LA 6384 A, me drejtues Mark Frrokun, 63 vjeç u përplas me një fuoristradë me targë TR 6872 K e drejtuar nga Luan Nerguti, 42 vjeç. Nga ky aksident u plagosën dy drejtuesit e automjeteve. Për të katërt të plagosurit ndihma e parë është marrë në spitalin e Lezhës, por më vonë ata janë dërguar për një shërbim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas policisë, shkak i aksidenteve të mësipërme ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën automjetet lëviznin, si edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.                   r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›