E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ikën pa paguar karburantin, ndalohet nga policia

06/05/2005  TIRANË- Shoferi i një furgoni nuk paguan 30 mijë lekët e karburantit dhe pronari bën kallëzim penal në Komisariatin numër 1. Burimet policore thanë dje për gazetën se, Tetem Muka është ndaluar dje në orën 03.00 të mëngjesit nga Grupi i Gatshëm i këtij komisariati. Pronari i karburantit, Safet Dizdari, ka deklaruar në denoncimin e tij se, Muka, i cili është shoferi i një furgoni me targa të Mallakastrës, pasi kishte furnizuar mjetin e tij me karburant, ishte larguar pa paguar paratë. Tashmë, ai ndodhet i ndaluar në ambientet e brendshme të Komisariatit numër 1 dhe, sipas burimeve policore, mësohet se do t’i pagujë këtë shumë pronarit të karburantit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›