E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia gjen 16-vjeçaren e zhdukur prej 2 javësh

06/05/2005  TIRANË- Gjendet vajza e mitur që ishte larguar nga shtëpia në datën 22 prill të këtij viti. Burimet policore të Komisariatit numër 1 thanë dje për gazetën "Metropol" se, Irena Agushi u gjet në kryeqytetin shqiptar. Kërkimet e policisë për rreth dy javë kanë përfunduar me sukses. Tashmë e mitura Agushi, sipas burimeve të policisë, ndodhet pranë familjes së saj, ndërkohë që nuk janë sqaruar ende rrethanat që çuan në largimin e saj nga familja. Yllka Agushi, nëna e Irenës së mitur, e ka denoncuar personalisht zhkukjen e vajzës së saj. Që prej disa ditësh, nga kontrollet e rrepta të policisë në gjithë territorin e rrugës "Ali Demi", duke përfshirë këtu edhe zonën e Shkozës dhe në pika të tjera të Tiranës, kanë dalë vetëm disa pista kryesore, që më pas iu janë referuar krerëve të Policisë së Tiranës, të cilët do të kryejnë procedurat e nevojshme të hetimeve. Lajmet që grupi hetimor u komunikon familjarëve të gjimnazistes ishin të thata. Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, Yllka Agushi, nëna e vajzës së mitur ka shkuar në ambientet e brendshme të Komisariatit numër 1, në të cilin, pasi ka denoncuar largimin e Irenës nga shtëpia, firmosi edhe procesverbalin. Ky i fundit ka kaluar menjëherë në instanca më të larta. Burimet e Komisariatit numër 1 bënë të ditur se teksi i kallëzimit përmblidhej me pak fjalë, e nuk jepte detaje të hollësishme. "Vajza ime, Irena Agushi, është larguar nga shtëpia. Ju lutemi të na ndihmoni në gjetjen e saj. Nuk kemi asnjë pikë kontakti me të", ishin disa fjalë të përafërta të tekstit. Në fakt, burime zyrtare të këtij komisariati nuk e pranuan një fakt të tillë, duke deklaruar për gazetën në rrugë telefonike se, "Nuk jemi në dijeni të kësaj zhdukjeje".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›