E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lan Çita, i dënuar për përdhunim, por i lirë

HISTORIA/ 43-vjeçari u arrestua pesë vjet pas dënimit, por nuk qëndroi veçse disa javë në burg

Viktima Luan Curri, i njohur në Durrës me nofkën Lan çita, qe dënuar nga Gjykata e Durrësit me 10 vjet heqje lirie në mungesë për përdhunimin në bashkëpunim të një të miture nga Tirana. Një vit më parë, më 16 shkurt, qe arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka qenë person i shpallur në kërkim për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim. Ngjarja pati ndodhur më 12 korrik të vitit 2002 në plazhin e Durrësit ku në bashkëpunim me persona të tjerë viktima kishte rezultuar se pasi e kishte mashtruar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen R.K, banore e Tiranës. Që në dhjetor të vitit 2004, Luan Curri ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendimin  e datës 13.12.2004 me numër 541 e kishte dënuar atë në mungesë me 10 vjet heqje lirie. Ndalimi i tij u bë nga shërbimet e Sektorit Operacional dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, por shumë shpejt Lani do të shihej sërish i lirë. Apelimi i vendimit e kishte lënë sërish në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, por sipas burimeve policore, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të rekursit të paraqitur pranë tij për vendimin e Apelit do e hidhte poshtë atë. Kjo ngjarje është një nga pistat në të cilat është përqendruar grupi hetimor i çështjes duke u bazuar në një vetëgjyqësi për përdhunimin e minorenes nga Tirana. Po nuk është vetëm kjo. Viktima njihej si një njeri problematik dhe me konflikte e sherre të shumta ndër vite, ku nuk mungojnë krimet e padënuara.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›