Ikin nga ushtria përfundojnë në qeli
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të kërkuarit e shpallur në kërkim janë ndaluar dje nga punonjësit e shërbimit kufitar të Kakavijës. Kështu, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës, Gentian Mullai, pohoi dje se Mehmet Meta, 26 vjeç, lindur në fshatin Çetush, Dibër, dhe banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, si dhe Martin Lena, 26 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Kamëz, Tiranë, gjatë kontrollit të dokumenteve në sistemin “TIMS” kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim. Të dy të ndaluarit ishin shpallur persona në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për shkak se Mehmet Meta kishte kryer veprën penale “Dezertim nga ushtria”, ndërsa Martin Lena, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin Florjan Sefa. Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka filluar procedurat ligjore për shoqërimin e tij drejt Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008