E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikin paratë e pagave dhe pensioneve, qeveria përdor kontigjencat për përmbytjen

Ervin KOÇI

Qeveria e ka hapur thesin e buxhetit 2010 me shpenzimet që duhet të kryejë për dëmshpërblimin e banorëve që janë përmbytur në zonat e Shkodrës dhe Lezhës prej vërshimit të ujit të HEC-eve të Drinit. Për këtë situatë të paparashikuar, qeveria me një vendim të posaçëm ka vënë vetëm dy ditë më parë në dispozicion të Komitetit Ndërministror të Emergjencave edhe fondin e posaçëm të kontigjencave. Ky i fundit ishte parashikuar që të përdorej nga qeveria për të paguar pagat e buxhetorëve dhe pensionet deri sa të miratohej buxheti suplementar i vitit që sipas gjasave do të miratohet në fund të muajit korrik. Por ndryshe nga parashikimet, tani të gjitha këto para po jepen për të përballuar emergjencën e krijuar, e për pasojë administrata publike në mbarë vendin apo nuk po likuidohet me pagat e dhjetorit 2009. Më keq duket se do ta kenë pensionistët, një pjesë e madhe e të cilëve nuk ka mundur që të marrë as shpërblimin e “gjelit të detit” prej 2500 lekësh që qeveria e akordoi në fund të vitit 2009. Mungesa e parave, sipas ekspertëve të ekonomisë, pritet që të shkaktojë vonesa në pagesat e rrogave dhe pensioneve, por do të ketë edhe pasoja që do të ndjehen për gjatë gjithë vitit 2010. Por akoma nuk dihet me saktësi se si do t’i përdorë qeveria paratë e fituara këto ditë nga eksporti i energjisë elektrike, ku mesatarisht çdo ditë janë fituar sipas METE-s, miliona euro.

Fondet

Përpëlitjet e qeverisë për të siguruar fondet e duhura për të paguar pagat e administratës, duket se nuk do të kenë rezultat pa u prekur më parë fondet e emergjencave që ka në administrim Ministria e Financave. Vetëm ankandet e obligacioneve dhe bonove të thesarit të zhvilluara nga Banka e Shqipërisë, ose marrja e një kredie tregtare mund të shpëtojë qeverinë nga kolapsi momental. Por kjo situatë e krijuar tani në fund të vitit ka përgjegjës të vetëm qeverinë, e cila shpërdoroi të gjitha fondet e këtij viti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Në atë kohë një pjesë e mirë e administratës shtetërore e angazhuar në fushatën elektorale për shefat e tyre në maxhorancë, përfituan nga dy paga shpërblim, në një kohë që shpenzimet e tjera për fushatën në çdo dikaster shkuan lum. Po kështu, as fondet që u tepruan dikastereve dhe që duhet të rialokoheshin për në fund të vitit, nuk u administruan si duhej nga Ministria e Financave por u bënë “rrush e kumbulla” nga institucionet që blenë makina e pajisje zyrash, apo ndanë shpërblime për titullarët. Fryt i gjithë këtyre shpërdorimeve është tani kriza e mungesës së likuiditetit që ka përfshirë administratën, e që sipas të gjitha gjasave do të vijojë edhe në vitin që vjen.

Emergjencat e ndryshme

Emergjencat natyrore dhe humane në vendin tonë kanë qenë tepër të shpeshta dhe mjafton që t’i referohemi vetëm këtij viti për të parë se kemi pasur një bilanc tepër të tmerrshëm tragjedish. Por nëse marrim gjithashtu edhe aksidentet në transport dhe veçanërisht ato rrugore, humbjet e jetëve të njerëzve janë tepër të larta, pa llogaritur dëmet ekonomike dhe pasojat. Mesatarisht çdo vit në vendin tonë, vetëm nga aksidentet rrugore, humbin jetën rreth 300 persona, një numër edhe më i madh njerëzish pjesëmarrës në këto aksidente bëhen përkohësisht ose përgjithmonë të paaftë, përfshi këtu dëmet psikologjike, edhe këto mjaft të larta por që mbeten të parikuperueshme për tërë jetën. Situatat e fundit emergjente, të shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet dhe zjarret në pyje, kanë treguar se pa një planifikim, koordinim dhe veprim të integruar të strukturave dhe resurseve përkatëse, situatat mund të përkeqësohen dhe dëmet të jenë edhe më të mëdha.

Uji përmbyt rrugën, bllokohet aksi kombëtar Shkodër-Tiranë

Forcat e policisë kanë ndërprerë qarkullimin e makinave të vogla dje në aksin Shkodër-Tiranë. Në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, 5 kilometra larg Shkodrës, është ndërprerë qarkullimi për shkak të rrezikut që mund t’u kanoset këtyre mjeteve nga prurjet e lumit Drin, ndërsa vazhdon normalisht qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Sipas policisë, “kjo masë sigurie është marrë prej orës 12:00 të ditës së djeshme, atëherë kur prurjet e Drinit u rritën me të paktën 50 centimetra”. Pas kësaj mase sigurie të përkohshme, të gjitha automjetet që vinin nga Tirana me destinacion Shkodrën filluan të qarkullonin në intinerarin Kryebushat- Mjedë-Rënzë-Shkodër dhe anasjelltas. Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, në këtë zonë nuk pati reshje shiu, por pavarësisht kësaj forcat e policisë rrugore përforcuan masat e sigurisë në aksin kombëtar Tiranë-Shkodër dhe anasjelltas. MPPTT-ja nga ana e saj njoftoi dje se “aksi Shkodër –Tiranë është i kalueshëm dhe nuk ka asnjë problem, përveç kthesës së Berdicës ku ka prezencë të ujit. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve po punon në këtë pjesë me kapacitet të plotë”.

Investimet e huaja bien me 30 për qind gjatë vitit 2009

Investimet e huaja në vendin tonë kanë rënë me 30 për qind gjatë vitit që lamë pas. Ato direkte arritën në fund të 9-mujorit të vitit 2009 rreth 565 milionë euro. Zëri i investimeve të huaja direkte ka ardhur me një rritje krahasuar me një vit më parë në një kohë që zërat e tjera të llogarisë korente kanë shfaqur probleme për shkak të efekteve të krizës ekonomike globale. Vetëm për 3-mujorin e tretë të vitit fluksi i investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare vlerësohet në rreth 143 milionë euro. Kështu e ka cilësuar raporti Botëror i Investimeve për vitin 2009 nga Kombet e Bashkuara. Në Europën Juglindore, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë pasur një zhvillim pozitiv sa i përket investimeve të huaja direkte. Rritja domethënëse e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, sikurse në vendet e tjera në rajon, bazohet kryesisht në "privatizimin e kompanive të mëdha që më parë ishin në pronësi të shtetit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit" thotë raporti, në kapitullin e tij që fokusohet në rajonin e Europës Juglindore.

Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:03:10, 07.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 96.12 +0.03
EURO EUR 137.99 +0.07
Poundi Britanik GBP 153.18 -0.60
Franga Zviceriane CHF 93.15 +0.19
Jeni Japonez (100) JPY 103.55 -0.38
Dollari Australian AUD 88.29 +0.50
Dollari Kanadez CAD 93.13 +0.53
Korona Suedeze SEK 13.52 0.00
Korona Norvegjeze NOK 16.83 0.00
Korona Daneze DKK 18.55 0.00
SDR SDR 150.30 -0.32
Ari(OZ 1) XAU 108713.84 +651.73
Argjend(OZ 1) XAG 1736.92 +12.12

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 06.01.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.95%
12M 12-mujor 7.74%
6M 6-mujor 6.65%
3M 3-mujor 5.72%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 4.84%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 6.33%
o/n njëditor 5.86%
12M 12-mujor 9.53%
6M 6-mujor 8.26%
3M 3-mujor 7.30%

8 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›