E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iknin në Greqi, kapen dy të kërkuar

Provojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe prangosen nga policia, pasi kanë rezultuar persona të listuar në kërkim. Emanuel Shkreta dhe Roland Ndreka nga Mamurrasi janë arrestuar nga seksioni i luftës kundër krimit të organizuar në Komisariatin e Policisë në Sarandë. Ata janë gjetur të fshehur në vendin e quajtur Qafa e Hanit në afërsi të fshatit Çiflik, rreth 10 km larg pikës së kalimit kufitar të Qafë-Botës, teksa prisnin nisjen për në Greqi, me 17 persona të tjerë. Dy të ndaluarit ishin persona që kërkoheshin nga policia e Laçit për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›