E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet dyqani 30 metra larg policisë

Biznesi privat i një funksionari të kompanisë "Albpetrol" sh.a. është bastisur gjatë natës, duke gdhirë dita e djeshme. Burime policore njoftuan se dyqani që shërbente edhe si agjenci turistike dhe agjenci e transfertave të parave, në pronësi të shtetasit Vladimir Zenelaj është vjedhur gjatë natës. Aktiviteti në fjalë ndodhet në katin e parë të ish-shtëpisë së oficerëve, vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë së Fierit. Hajdutët kanë hyrë nga ana e pasme e dyqanit dhe kanë arritur të vjedhin para, karta telefoni dhe sende të tjera që shiteshin në dyqan, duke shkaktuar një dëm që llogaritet në disa milionë lekë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›