E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina plagos rëndë një këmbësor

Një person ka mbetur i plagosur nga përplasja me një mjet në aksin në ndërtim Korçë-Plloçë. Në segmentin ku po kryhen edhe punime në afërsi të kryqëzimit të Sovjanit një mjeti tip "Mercedes Benz" ka aksidentuar një shtetas duke i shkaktuar plagosjen dhe dëmtime trupore. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 19:00 të së mërkurës, kur 50-vjeçari Seit Makellari ka qenë duke kaluar rrugën si këmbësor, ndërkohë që mjeti me shpejtësi e ka përplasur atë pa mundur të manovrojë. Policia ka bërë të ditur se i dëmtuari është transportuar në spital, ndërkohë që ka nisur procedimi për drejtuesin e mjetit, Armand Cenkollari.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›