E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton t‘i japë fund jetës me helm 35-vjeçarja

Një 35-vjeçare ka tentuar t‘i japë fund jetës, duke konsumuar një sasi helmi dhe duke shënuar kështu tentativën e dytë të vetëvrasjes brenda 24 orëve në Berat. Brunilda Gurri mbërriti në gjendje të rëndë shëndetësore mbrëmjen e së mërkurës në repartin e urgjencës pranë spitalit rajonal të Beratit. Mjekët konstatuan se ajo kishte pirë një sasi fostoksine për t‘i dhënë fund jetës. 35-vjeçarja ka marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe ndodhet ende nën terapi intensive në gjendje ende të pastabilizuar. Familjarët e gjetën atë në një nga dhomat e shtëpisë pas konsumimit të helmit dhe i dhanë ndihmën e parë, duke e dërguar urgjentisht për në spital, ku ndodhet duke luftuar me vdekjen. Ndërkohë që hetimet e para të policisë bëjnë me dije se vajza ka tentuar t‘i japë fund jetës në një moment depresioni, gjendje të cilën ndodhej kohët e fundit. Paraditen e së mërkurës ishte një burrë 35 vjeç që tentoi të vetëvritej duke pirë fostoksinë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›