Terri: Duam Evropën
03/05/2005 Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, mendon se skuadra e tij ka shansin më të mirë që të triumfojë edhe në Ligën e Kampioneve, ashtu siç realizoi me sukses objektivin e fitimit të titullit. Sipas Territ, blutë kanë energjitë e mjaftueshme për të tronditur Liverpulin në “Anfilld Roud”. Gjatë takimit me Boltonin në kampionat, Murinjo i nxiste lojtarët e tij që t’i jepnin fund fitimit të titullit kampion, duke mposhtur vendasit, e drejtuar nga Sem Alardajs. Edhe Terri e ka vlerësuar së tepërmi kurajon e treguar nga ana e trajnerit portugez, sepse vetëm në këtë mënyrë, Çelsi do të mendonte më i qetë për sfidën e madhe me Liverpulin, në Ligën e Kampioneve. “Ai po na bënte presion, duke na nxitur më shumë emocionalisht, në mënyrë që ne të fitonim takimin me Boltonin- ka thënë Terri.
-Ai na thoshte se edhe Stiv Klark mund të luante më mirë se sa neve në fushën e blertë. Në një farë momenti ndiheshim shumë konfuzë në lojën tonë dhe kështuqë presioni i ushtruar prej trajnerit, ishte më se i nevojshëm”. Ndër të tjera, blutë kanë në mendjen e tyre si të gjallë, gjysmëfinalen e humbur në sezonin e kaluar përballë Monakos. Megjithatë, një kujtim i tillë pritet që të zhduket vetëm me kalimin në finale. “Për ne ky takim do të jetë tepër i rëndësishëm dhe një shans, të cilin nuk duhet ta lëmë të na ikë prej duarsh- ka shtuar Terri. Nuk mund ta harroj kurrsesi momentin, kur ne jemi skualifikuar nga Liga e Kampioneve, pikërisht në fazën gjysmëfinale. Unë mendoj se me këtë kujtim të hidhur në kokë, ne duhet të zbresim në ‘Anfilld Roud’ dhe të fitojmë kundër Liverpulit. Të gjithë në skuadër ndihen më të gatshëm se kurrë në prag të një sfide, e cila mund të na dhurojë emocionet e finales së madhe në Stamboll”.