E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikonat e Korçës, një manual për restaurimin

 

Pas restaurimit të plotë të 88 ikonave shqiptare, në muzeun e Selanikut një vit më parë, sot vjen në duart e lexuesve një botim i plotë i këtyre veprave, që i përkasin Muzeut Kombëtar të artit Mesjetar të Korçës.  Nuk është thjesht një botim me fotografi ikonash apo përshkrim përkrah tyre, por materiali që sjell ky manual në ndihmë të restaurantëve të rinj shqiptarë është i detajuar. Ndahet në pesë kapituj të veçantë, ku krahas programit paraqitet edhe me referim fotografik para dhe pas restaurimit çdo ikonë, metodat jodëmtuese që u përdorën gjatë studimit të ikonave, përshkruhet në mënyrë analitike procesi i restaurimit dhe rehabilitimit të tyre etj. Sipas Dhimitra Lazidhu, restauratore e objekteve të lashtësisë dhe veprave të artit, si dhe përgjegjëse e laboratorit të restaurimit të ikonave në Selanik, ikonat shqiptare përkrah studimit të hollësishëm restaurimi i tyre u bazua në stratigrafinë prej nënshtresës së thellë të drurit drejt sherave sipërfaqësore e deri në vernik. Ky botim luksoz nën drejtimin e MKAM në Korçë me drejtues, Lorenc Glozhenin, plotëson programin e bashkëpunimit mes dy muzeve të vendeve fqinjë. Ndërkohë në këtë manual përfshihen të 88 ikonat, të cilat në vitin 2000 u nisën drejt Selanikut të përzgjedhura nga 6500 gjithsej që ndodhen në muzeun e Korçës. Botimi është rreth 450 faqe.  

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›