Iku nga shtëpia pas sherrit me nënën, 14-vjeçarja seks me tre adoleshentë
TIRANE – Tre të rinj kanë kryer marrëdhënie seksuale me radhë me një vajzë 14 vjeçe në një hotel pranë Doganës së Tiranës. Vajza ishte larguar nga shtëpia pas një mosmarrëveshje me prindërit dhe ka takuar të dashurin e saj. Adoleshentja me inicialet K.P., u ka treguar prindërve aventurën që kishte kaluar gjatë mungesës 3-ditore. Sapo kanë mësuar ngjarjen, prindërit kanë vendosur të denoncojnë në polici. Pasi ka marrë kallëzimin e nënës së vajzës, policia filloi hetimet për zbardhjen e abuzimit me 14-vjeçaren. Fillimisht hetuesit e krimeve kanë shoqëruar të dashurin e vajzës, një 17-vjeçar nga Lapraka, ndërsa pas tij janë shoqëruar edhe dy shokë të adoleshentit, gjithashtu banorë në të njëjtën lagje. Pas veprimeve paraprake, policia ka mësuar historinë e “krimit” të kryer nga të dyshuarit. Ata kanë rrëfyer se veprimet e tyre nuk kanë ndeshur në asnjë moment në kundërshtimin e vajzës 14-vjeçare. Mosha e vogël e saj vetëm 14 vjeçe, gjithsesi i ka penalizuar të rinjtë. Ndaj tre adoleshentëve policia referoi në Prokurori dosjen penale me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitura. Krimi për të cilin akuzohet i dashuri i 14-vjeçares dhe dy shokët e tij mësohet se ka ndodhur më 26 dhjetor të këtij viti në rrugën e Durrësit, pranë doganës së Tiranës. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në dhomat e një hoteli të zonës, ku vajza kishte shkuar me të dashurin e saj. Këtij të fundit policia nuk i ka bërë të ditur emrin, por mësohet se 14-vjeçarja atë ditë ishte larguar nga banesa e saj në kryeqytet. Shkak për këtë largim mësohet të ketë shërbyer një grindje mes vajzës dhe nënës së saj. Pas kësaj grindjeje e mitura ka braktisur shtëpinë dhe familjen, ndërsa është takuar me të dashurin e saj. Më pas të dy ata, sipas policisë, kanë mbërritur në hotelin që ndodhet në rrugën e Durrësit në hyrje të kryeqytetit. Aty për vajzën ishte ruajtur një “surprizë” e papritur. Fillimisht ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj, por më pas ka vijuar radha me dy shokët e tij. Pas adoleshentit 17-vjeçar, në dhomën e hotelit ka mbërritur edhe një shok tjetër i tij dhe më vonë edhe një person i tretë. Këtë histori adoleshentja është detyruar t’ua rrëfejë prindërve dhe më pas hetuesve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Këta të fundit, pasi kanë regjistruar denoncimin e prindërve dhe deklarimin e vajzës mbi rrethanat e ngjarjes, kanë thirrur në polici edhe tre personat e dyshuar. I dashuri i vajzës mësohet se ka pranuar faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por me dëshirën e saj. Pas marrjes së deklarimeve të adoleshentëve, policia i ka dërguar tre të rinjtë për ndjekje penale në prokurori me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur. d.b