Mesazhet e ligjit për Prokurorinë
Mentor Nazarko
Miratimi i ligjit për Prokurorinë dhe Kodit Zgjedhor me një shumicë sovjetike, në një atmosferë festive vetëm pak ditë para Vitit të Ri, mbart brenda disa mesazhe Nga një këndvështrim ngushtësisht apolitik, d.m.th. parë nga këndvështrimi i interesit kombëtar, apo parë së jashtmi, mesazhi i parë që vlen për t'u përmendur është se klasa politike shqiptare jep një dëshmi tjetër mirëkuptimi mes vetes, diçka e rëndësishme në kuadër të afrimit me NATO-n. Parë kështu sigurisht shumica merr pak më shumë kapital politik, sa kohë që ajo i ofron perëndimit një lajm të mirë pozitiv, pas lajmit negativ të fërkimit me SHBA-në, për të ashtuquajturin ligj i dosjeve.
Nga këndvështrimi politik, domethënë partiak, ky ligj dukej diçka e pamundur para pak ditësh, sa kohë që palët dukeshin të distancuara nga njëra-tjetra goxha shumë. Retorika e fortë, akuzat personale të rënda, u tretën sikur të mos kishin ekzistuar dhe siç duket PS ka gjetur një negociator të mirë si Fatmir Xhafën, që për shkak të eksperiencës së tij profesionale si jurist, rezulton kyç për kësi lloj konsensusesh: për Kodin, për Ligjin, për Prokurorinë etj, etj. Konsensusi i fundit PD-PS ama pasoi një konsensus kërcënues midis PD dhe LSI për Kodin ajror. Këtu kaluam në një këndvështrim tjetër.
Nga pikëpamja ngushtësisht partiake ky konsensus dysh, pasoi atë që mbërriti PD me LSI-në për Kodin ajror. Zërat e ligj i japin një lidhje konsenguenciale të dy ngjarjeve: kandisja e LSI për të bërë këtë lloj marrëveshje provë me PD-në, e frikësoi PS-në, e cila hoqi dorë nga disa prej kundërshtive të veta në tekstin e ligjit, në emër të kalimit të Kodit Zgjedhor bashkë me PD-në. Pra nga frika se mos PD e kalonte Kodin Zgjedhor bashkë me LSI-në, duke i dhënë asaj madje dhe një komisioner ashtu si e kërkonte, PS zbuti qëndrimet e veta ndaj ligjit për Prokurorinë.
Një skenar i tillë mund të jetë i vërtetë, anipse është i vështirë për t'u vërtetuar. Ndërkohë ajo çfarë ka rëndësi nga këndvështrimi i interesit publik është cilësia e ligjit për prokurorinë. Cila është natyra e ndryshimeve që u miratuan? A e forcon kontrollin e Ekzekutivit mbi Prokurorinë apo jo?
Raporti ekzekutiv-prokurori
Në lidhje me natyrën e ligjit ka patur komente të ndryshme. Një pjesë e mirë e kritikave të vetë trupës së prokurorëve duket se u morën parasysh. Por ndërkohë mbetën dhe disa kundërshti, siç u duk dhe nga qëndrimi publik i kryeprokurores Ina Rama në Komisionin e Ligjeve, apo nga artikuj të tjerë të shumtë të botuar në shtyp nga prokurorë të rëndësishëm. Nga të gjithë komentet e bëra në shtyp rreth ligjit të ri, veçanërisht prej kompetentëve mund të nxirren disa përfundime të tjera. Që kanë dhe ato vlerën e mesazhit për pjekurinë e demokracisë shqiptare. Së pari, një përfundim me vlerë të përgjithshme. Nëse për çështje të tjera që lidheshin me Prokurorinë, kemi parë qëndrime të ndara të kësaj trupe prokurorësh, disa të joshur nga ekzekutivi, disa të frikësuar prej tij, në rastin e ligjit të ri, kemi parë qëndrime kohezive të tyre. Po lind, po shfaqet fuqishëm ndjenja korporativiste e këtij institucioni që në fakt zuri fill me rezistencën që i bëri ekzekutivit në fillim Rakipi dhe më pas, shumë më fuqishëm Sollaku. Të frymëzuar nga kjo ndjenjë prokurorët po përplasen publikisht pa problem me ekzekutivin apo me të gjithë ata aktorë politikë që mendojnë apo vendosin ndryshe, pa i respektuar ata. Ky sigurisht është një lajm i madh: prokurorët po mendojnë në mënyrë të pavarur nga politika, pavarësisht se në identitetin e tyre, në origjinën e tyre mund të ketë ngjyrime politike. Ky ishte një hap i madh përpara në forcimin e institucioneve të pavarura në vend, me një frymë të tillë përplaset përditë kryeministri Berluskoni në Itali, një vend me demokraci të konsoliduar.
Së dyti, bëhet gjithnjë e më shumë imponuese nevoja e konsultimit të grupeve të interesit në momentin e diskutimit të ligjeve, marrja në konsideratë e mendimit të tyre. Në rastin e Prokurorisë, kjo gjë nuk ndodhi.
Së treti, dhe si pasojë e përfundimit të dytë, ndryshimet në fjalë nuk arritën të marrin të marrin karakterin e një reforme integrale për një institucion të rëndësishëm si ai i Prokurorisë. D.m.th ndryshimet e fundit kishin karakter pjesor, madje në disa aspekte ato përsërisin dispozita ligjore që ekzistojnë në ligje të tjera, siç është ai për raportimin e ministrit të Drejtësisë në lidhje me punën e Prokurorisë. Kjo ndodhi për shkak të mungesës së konsultimeve. Një drejtues i lartë i Prokurorisë shqiptare bënte dje në shtyp propozime mjaft të rëndësishme; ish-kryeprokurori Sollaku jepte disa ide me frymëzim të gjerë për reformën në sistemin e drejtësisë, nisur nga Prokuroria. Sipas tij, një ligj i tillë duhej të ishte pjesë e një pakete projektligjesh me ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, për Policinë Gjyqësore etj. Fjalët e Sollakut, një zyrtar i vjetër dhe me eksperiencë i shtetit shqiptar, pas largimit nga detyra, pra tashmë pa interesa në lojë, kanë një lloj rëndësie. Ndërkohë pati dhe shumë komente nga trupa e prokurorëve që ishin kundërthënëse: dikush thoshte se dhe më parë prokurorët nuk kishin imunitet, kështu që as mund të bëhet fjalë se "me këtë ligj po u hiqet imuniteti". Apo se dhe më parë ministri i drejtësisë kishte të drejtë të raportonte për punën e prokurorisë. Këto kundërthënie në fakt, dëftejnë megjithatë një mungesë kulture ligjore në mes të vetë prokurorëve: duket diçka e çuditshme sesi elementë të tillë nuk dihen dhe nuk interpretohen drejt prej të gjithë prokurorëve, palë e interesuar që u përfshinë në debatin rreth ligjit të ri.
Së katërti, çka është më e rëndësishme, ndryshimet në fjalë, nisur nga amendamenti i Kushtetutës që kufizon mandatin e prokurorit në 5 vjet kanë që të gjitha një fill lidhës. Ato tentojnë të forcojnë kontrollin e Ekzekutivit mbi Prokurorinë. Mandati 5-vjeçar e bën fatin e prokurorit të lidhur me shumicat politike; propozimi i masave disiplinore po ashtu; përfshirja e njerëzve të ministrit të Drejtësisë në Këshillin e Prokurorisë etj, etj.
Një fill lidhës i tillë, d.m.th një forcim i kontrollit të Ekzekutivit mbi Prokurorinë, mund të duket i arsyeshëm sa kohë që ka modele ku prokuroritë janë nën ekzekutiv, apo pjesë e tij. Por ky arsyetim nuk qëndron sa kohë që çdo ligj ka kontekst kohor dhe hapësinor. D.m.th ligji vepron në kohë dhe në hapësirë. Në një kohë tjetër ky ndryshim mund të ishte hap i duhur. Në një vend tjetër, ky model mund të funksionojë shkëlqyeshëm, në një tjetër jo. Por mbi të gjitha, ky kontroll i forcuar i Ekzekutivit mbi Prokurorinë po shfaqet jo kur Prokuroria është apatike, por në të kundërtën. Kur Prokuroria është duke hetuar Ekzekutivin për çështje mjaft të rëndësishme. Pikërisht këto koincidenca kohore e komprometojnë ndërmarrjen e fundit të Ekzekutivit. Ku pakica u bë palë.
Dhe një përfundim
Ligji i fundit i Prokurorisë është në fund të fundit një lëvizje që zhbën dhe më një nga arritjet e Kushtetutës së 1998. Ndarjen e pushteteve. Prej asaj kushtetute zuri fill një praktikë institucionale që i dha shtetit shqiptar disa qendra pushteti. Konkurrenca midis tyre e shëndoshi shtetin, duke bërë të mundur korrigjimin dhe frenimin e ekzekutivit në nisma jo gjithmonë të arsyeshme. Kjo konkurrencë siguroi stabilitetin; tranzicionin paqësor të pushtetit politik, që më parë u parapri nga tranzicioni paqësor i presidentëve të republikës.
Jo një qendër pushteti, por disa, ky është thelbi i demokracisë. Jo uniteti i tyre, por koordinimi i tyre nën një objektiv-forcimin dhe funksionimin harmonik të shtetit, duhet të jetë primar. Dhe ligji i fundit për Prokurorinë nuk shkon kah kjo linjë, fatkeqësisht dhe me mbështetjen e opozitës.