Vdes nga vetëhelmimi 21-vjeçarja
KAVAJE - Një vajzë 21-vjeçare nga fshati Kryevidh, ndërroi jetë në urgjencën e spitalit të këtij qytetit, pas komplikacioneve që kishte paraqitur në banesën e saj si pasojë e vetëhelmimit. Vajza e re është dërguar në spital nga të afërmit, të cilët e kanë gjetur në banesë pa ndjenja dhe në gjendje të pashpresë. Menjëherë të afërmit e kanë nisur 21-vjeçaren me iniciale D.K., në drejtim të spitalit të qytetit të Kavajës, me shpresën se mund t’i shpëtonte vdekjes. Me gjithë ndihmën e të afërmeve, të cilët e kanë transportuar me urgjencë në spitalin e Kavajës, 21-vjeçarja ka mbërritur në spital pa puls dhe në gjendje të rënduar. Sapo mjekët e kanë futur në sallën e urgjencës për t’i dhënë ndihmën e parë, vajza ka qenë në gjendje të rëndë dhe pa asnjë reagim jetësor. Edhe pas përpjekjeve të personelit mjekësor, 21-vjeçarja nga fshati Kryevidh nuk ka dhënë shenja jete. d.b