Punishtja e Shpifjeve
Sajmir Tahiri
Në mënyrë pothuajse ciklike aktivizohet e njëjta makineri insinuatash e shpifjesh në adresë të PS sa herë që interesat e ngushta të individëve a partive të veçanta mbeten të ...pangopura e të papërfaqësuara në aksione politike e parlamentare, që kanë për synim reforma të qenësishme për funksionimin e shtetit. Skema është pothuajse identike; PS është tradhtare e interesave të popullit socialist, artikullshkruesi përfaqëson denjësisht një grupim interesi që mbron ligjshmërinë, drejtësinë dhe përfitimin fundor të shqiptarëve dhe në fund, si gjithmonë gjendet Sali Berisha në pozitën e përfituesit të përhershëm dhe të vetëm.
Madje konspiracioni serviret i thjeshtëzuar deri në banalitet, a thua se kështu bëhet më i besueshëm për popullin e thjeshtë, që përpara këtij skenari nuk ka ç'të bëjë tjetër veçse ta besojë. Mekanikisht ndërthuren hipotezat me po të njëjtin rezultat. Skema përmban gjithmonë një të gënjyer konfuz që i largohet parimeve të së majtës, - dhe kjo është PS dhe Edi Rama, një përfitues tinzar pas portës, - dhe ky është Sali Berisha, dhe një iluminues që në pafuqinë e vet për të vepruar, mjaftohet të tregojë rrugën, - dhe kjo është gjithmonë LSI. Por kaq e thjeshtuar sa duket kjo mënyrë e të konceptuarit të çdo veprimi politik të PS, bëhet njëkohësisht edhe dëshmitare e hidhur e mentalitetit politik, që të tillë individë mbartin jo vetëm në emrin e tyre personal, por edhe në emër të grupit politik që i mandaton. Janë pikërisht këto llogari që udhëheqin edhe iniciativat, reagimet dhe qëndrimet e këtyre aktorëve, llogari që përpiqen t'ua importojnë me forcë çdo bashkudhëtari në potencë, e për më tepër, llogari që përpiqen t'ia imponojnë edhe opinionit të gjerë publik si të vërteta të zbuluara nga mendje të holla. Përpjekja për të gjetur gjithmonë pas veprimeve politike të PS një leverdi të çastit, të atypëratyshme, që sjell përfitime vetëm për forcën politike e vetëm për të duke injoruar përfaqësimin ndaj të gjithë atyre që tek PS dhe opozita presin të shohin të kundërtën konstruktive të maxhorancës, duket se është në të njëjtën kohë mendësia, në mos edhe forca lëvizëse, e vetë atyre që drejtojnë gishtin nga PS. Ky mentalitet pasqyron pamundësinë reale për të parë përtej interesave vetjake dhe të momentit, në tentativën për të personalizuar në emrin e një individi, qoftë ky edhe Kryetari i Partisë, përfitimet apo dështimet e të gjithë grupit. Duket se kemi të bëjmë me dështimin e një force politike për të ndërtuar një alternativë të vetën shoqëruar me një rrugëdalje tipike provinciale, - kur nuk e ke vetë, shkatërroja edhe atij që e ka. Skema nuk do të funksiononte sikur në anën tjetër të mos ekzistonte një përfitues tinzar që lëviz rrotën e ngjarjeve si t'i pëlqejë. Ky është gjithmonë Sali Berisha pa rivalë, që në kurriz të "konfuzionit" të rrezikshëm të PS, po përfiton për të përmbushur interesat e tij. Megjithëse nuk përputhen, duket sikur e thënë kaq thjeshtë, të dyja mund të ndodhin njëkohësisht, madje skenari përputhet më mirë po nuk ndodhi kështu. Në këtë rast, opozitarizmi i PS harrohet për t'i dhënë më shumë forcë argumentit të stisur mbi apatinë politike të PS. Denoncimet e përditshme të Grupit Parlamentar të PS mbi korrupsionin e qeverisë Berisha dhe familjarëve të tij, debatet dhe interpelancat parlamentare mbi imunitetin e ministrave të korruptuar, ligjin e "Dosjeve", apo edhe nisma të tjera të maxhorancës, protestat e përligjura të iniciuara nga PS dhe të gjitha iniciativat e saj për t'i treguar shqiptarëve dështimet e qeverisë Berisha, janë po aq të vërteta sa edhe përpjekja e këtij takëmi njerëzish jo vetëm për t'i shumëzuar me zero, por në raste të veçanta, edhe për t'i zënë publikut sytë me banderola hajdutësh në synimin për të personalizuar suksesin e vetë PS. Njëkohësisht, harrojnë edhe se opozitarizmi i PS nuk kërkon gjykim nga ata që ndryshe nuk kanë ditur e nuk dinë të bëjnë. Edhe iniciativat ligjore në Parlament për minatorët, për fermerët, nënat dhe gjyshet e burgosura etj., harrohen me qëllim, duke fokusuar argumentin vetëm në segmente të pakuptimta politike. Janë pak, por harrojnë se ishte pikërisht Edi Rama që i dha një tjetër kuptim fitores së PS dhe opozitës në zgjedhjet vendore të 2007-ës, duke kërkuar kapitalizimin e saj nëpërmjet reformave themelore për të cilat ka nevojë vendi jo në interes të PS (megjithëse partia fituese e zgjedhjeve) por në interes të qytetarëve.
Skenari konspirativ ka edhe një element të tretë, dhe kjo është pjesa më e bukur e historisë. Gjithmonë diku në cep, qëndron rojtari i parimeve, që në pafuqinë e tij për të vepruar, mjaftohet të bërtasë për t'i treguar rrugën atyre që e kanë humbur dhe spektatorit popull. E vërteta edhe në këtë rast është ndryshe. Për këtë lloj politikani, parimet janë të vërteta në varësi të interesit të vetë atyre që i thonë. Kur ta do puna e partisë, mund edhe të hipësh sipër bankave të Parlamentit, të thyesh ç'të të dalë përpara, të godasësh e të shkelmosh, të uzurposh institucionet me "grusht urie", e kjo vazhdon të mbetet parimore për sa kohë është njësh me interesin e vockël të partisë. E ky mentalitet është i vogël po aq sa vetë partia e sa vetë ata njerëz që marrin përsipër të shkelin mbi këdo e çfarëdo vetëm për të përmbushur porositë cinike të atyre që duan të rriten me zor. Por pikërisht se ky skenar i rëndomtë që na shitet si zbulim i ri përsëritet nga po të njëjtët zëra sa herë që në Parlament ravijëzohet një konsensus maxhoritar për reformat madhore të vendit, gjithkujt i lind në mënyrë legjitime dyshimi se këtu nuk kemi të bëjmë me një skenar të vërtetë, por me një përpjekje të dështuar për të rritur veten në kurriz të të tjerëve, për të prishur aty ku nuk mund të ndreqësh, për të sharë aty ku nuk mund të lavdërosh, për t'u rritur aty ku nuk mund të rritesh.
Për ata që kanë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar, është e qartë që PS gjatë mandatit të saj si forca e parë opozitare në vend, ka ditur të bëj dallimin rrënjësor mes interesave të saj politike dhe interesave të qytetarëve. Kjo është produkt i vetëdijes politike se partitë dhe politikanët nuk ekzistojnë për veten e tyre, por ekzistojnë sepse ekzistojnë problemet që ato duhet të zgjidhin. Kjo nuk është më një dilemë që PS duhet ta zgjidhë, sepse ka kohë që e ka marrë përgjigjen, por vazhdon ende të mbetet një model për t'u marrë shembull nga ata që duhet të rriten mirë, n.q.s vërtet duhet të rriten.
Është kjo arsyeja pse PS jo vetëm që nuk ka pritur iniciativat e maxhorancës me shpresën për të sabotuar sa të mundet, por përkundrazi, ka ndërmarrë iniciativa konstruktive që kanë patur synimin e qartë për të zgjidhur një herë e mirë problemet themelore që qëndrojnë në vetë thelbin e funksionimit të demokracisë në vend. Bëhet fjalë për reformat kryesore në emër të të cilave politikanët e partiçkat e këtyre kohërave i janë përulur popullit e përbetuar partnerëve ndërkombëtarë, e që nga ana tjetër, u kanë shërbyer si paterica gati të përjetshme për të mbajtur në këmbë interesat e vogla të disa individëve të përveçëm, që lidhje me reformat dhe hallet e popullit thuajse nuk kanë fare.
Sa është e vërtetë që politika dhe politikanët duhet të ekzistojnë, sepse ekzistojnë problemet që po këta duhet të zgjidhin, aq është e vërtetë që modeli hibrid i politikanit dhe partizave që janë rritur si shushunja në kurriz të popullit këto vite pluralizëm është ai që krijon probleme dhe nuk i zgjidh kurrë për të garantuar përjetësinë mbi karrige. Të këtij varianti po duken sot të gjithë ata që fryjnë kriza e gjejnë konspiracione atje ku nuk ka. I këtij varianti po duket, fatkeqësisht, edhe LSI.
PS ka arritur të bëj dallimin ndërmjet politikës për politikë dhe politikës për qytetarët, duke renditur prioritetet jo sipas axhendës personale të ndokujt, por sipas radhës që ato duhet të kenë në axhendën e përbashkët që politikanë, parti e qytetarë kanë prej më shumë se 18 vjet. E këtë axhendë reformash, nuk mund ta diktojë dot as Sali Berisha, as Ilir Meta e askush tjetër. Këto janë reforma që kërkojnë vetëm vullnetin për t'i implementuar, vullnet që PS e ka dëshmuar me kohë që e disponon me të gjithë fuqinë e saj.
Pamundësia për të kontribuar në këtë proces apo mungesa e vullnetit për t'u bërë palë në reformat madhore për të cilat ka nevojë mirëfunksionimi demokratik i shtetit, në asnjë rast nuk përbën një autorizim politik të mjaftueshëm për të gjykuar si dritëshkurtër e konspirativ vetë misionin që ato përmbushin. Mbi të gjitha, nuk përbën as motiv të mjaftueshëm qoftë edhe për konferencën e përbaltjes së radhës.
Çdo dyshim mbi produktivitetin e tyre dhe përshtatshmërinë e nismave të ndërmarra mbetet për tu gjykuar nga historia, e kurrsesi jo nga mbartës të interesave të kundërta, që shumë për të thënë e aspak për të bërë në këtë rast nuk kanë. Historia gjykon e ndan meritat, e kjo vlen njëlloj për të vegjlit e për të mëdhenjtë.