“Ilacet, mesova farmacite te QSUT”
Sonila Isaku
Ne doren e Aliut eshte vetem nje pjese recete, qe permban emrin e medikamentit qe duhet te bleje. Sapo del nga dera e madhe e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, merr drejtimin per te farmacia me e afert, per te gjetur barnat qe i ka kerkuar mjeku. Ndersa bashkeshortja e tij, prej dy ditesh, kurohet dhe ekzaminohet pavijoneve dhe klinikave te QSUT-se, atij i duhet qe te perballet me te gjitha veshtiresite. Keto te fundit kane te bejne qe nga gjetja e ilaceve, pavijoneve, mjekeve dhe laboratoreve per kryerjen e analizave. E ndersa me keto te fundit ka mbaruar pune, jane ilacet e bashkeshortes, te cilat po e sorollatin dyerve te farmacive private. “Fillimisht bashkeshortja ime u shtrua dhe u kurua per semundje te zemres, por sot ka dale me ftohje dhe jam duke i blere ilacet ne farmaci. Kjo eshte receta qe me dha mjeku dhe me rekomandoi t’i blej ketu ne farmaci, si duket nuk ka ne farmacite e spitalit, apo te pavijonit”, tregoi dje, per “KJ”, Ali Telo. Sipas tij, keto jane medikamentet e para qe po blen, nderkohe qe pret te marre te tjera keshilla dhe rekomandime nga mjeket dhe infermieret.
Te ardhurat financiare te tij jane te pakta, por shpenzimet per shendetin nuk pyesin nese ke apo jo para. Medikamenti i pare qe ka blere eshte nje pakete e tretshme ne uje, e cila do te sherbeje per nje kurim te zgjatur, ndersa per koston, per Aliun ka qene e shtrenjte. “Vetem ky medikament qe bleva sot me ka kushtuar 10 mije leke te vjetra. Por, nuk e di sa do te shkojne shpenzimet e tjera ne ditet ne vazhdim, pasi kjo eshte vetem dita e dyte qe bashkeshortja ime eshte e shtruar ne spital. Por, para semundjes nuk pyesim se sa kushtojne keto ilace, megjithese te ardhurat i kemi te pakta”, pohon Aliu. E ndersa ka gjetur vetem nje prej medikamenteve te farmacia me e afert, i duhet te pyese se ku ka farmaci te tjera, ne menyre qe te gjeje edhe ilacin tjeter.
Por nuk eshte vetem ky person qe medikamentet, te cilat duhet t’i merrte ne pavijon i blen ne farmaci. Lulishtja para kirurgjise se pergjithshme eshte e mbushur plot me familjare, te cilet presin sinjalizime nga infermieret apo ndonje i aferm qe eshte ne pavijon per te vrapuar drejt farmacive, apo edhe klinikave e laboratoreve private per te mbaruar pune me shpejt. Nderkohe qe, ata qe pergatiten per nje operacion, arrijne te sigurojne materialet shendetesore perpara nderhyrjes kirurgjikale. Per t’u marre me pas me ilacet, rezultatet e operacionit apo nxjerrjen nga reanimacioni e sigurimin e dhomes, si dhe procedurat per plotesimin e kartelave mjekesore. Kjo situate peripecish eshte per te gjithe pacientet, qofshin te shtruar apo thjesht per vizite, duhet te marrin parasysh te gjitha keto blerje, shpenzime qe ne momentin qe drejtohen per ne spital.
Drejtoria: “Kemi ilace per te semuret”
Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” ka pohuar se ne farmacite e spitalit, por edhe ne pavijone, nuk ka mungesa te medikamenteve dhe te materialeve mjekesore. Sipas zyres se shtypit te QSUT-se, rezulton se ne depot farmaceutike ka furnizime si te medikamenteve, ashtu edhe te materialeve mjekesore. Nderkohe qe vetem dy dite me pare, ne xhamat e pavijoneve, por edhe ne shkresa drejtuar drejtorise, theksohej se kishte mungese te flaksiparines, medikament qe sherben per hollimin e gjakut pas nderhyrjeve kirurgjikale. Po keshtu, mungesa kishte edhe ne garza, vigona dhe alkool. “Nuk ka mungese te barnave ne kete spital. Ato gjenden te gjitha, madje me shumice ne magazinat dhe pavijonet e QSUT”, thuhet ne reagimin e zyres se shtypit te QSUT-se.