E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, qeveria përcakton rregulla të reja për ndihmën



Qeveria ka bërë dje disa ndryshime në ligjin që njeh dhënien e ndihmës financiare për krijimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “SME”. Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi që ky ligj të zbatohet për veprimtaritë, që ushtrohen në të gjithë sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të sektorëve të bujqësisë e të peshkimit.”. Ndihma për riskun e kapitalit është financimi, që u bëhet ndërmarrjeve, ndërmjet pjesëmarrjes në kapital në formën e kuotave, të aksioneve ose obligacioneve, të konvertueshme në aksione, në fazat e para të rritjes/themelimit dhe administrimit të tyre. Ndihma për mbrojtjen e mjedisit është çdo veprim, i ndërmarrë për të rregulluar apo parandaluar dëmet, që u shkaktohen mjedisit fizik ose burimeve natyrore nga veprimtaria e përfituesit të ndihmës, në mënyrë që të pakësohet shkalla e rrezikut, i cili vjen prej dëmit, ose të sigurohet përdorimi sa më efiçient i burimeve natyrore”. Ndihma për ndërmarrjet e vogla, të sapokrijuara, të cilat janë regjistruar, për herë të parë, pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit gjatë 12 muajve të fundit, lejohet nëse përmbushen kushtet e mëposhtme: a) Vlera e ndihmës nuk kalon masën 200 000 euro; b) Vlera vjetore nuk duhet të kalojë 33 për qind të vlerës së ndihmës së parashikuar në shkronjën “a”, më sipër; c) Intensiteti i ndihmës nuk duhet të kalojë 40 për qind të kostove të pranueshme për 3 vitet e para pas krijimit të ndërmarrjes dhe 30 për qind në dy vitet pasardhëse; ç) Kostot e pranueshme do të jenë kostot administrative, ligjore dhe këshillimore, që lidhen drejtpërdrejt me krijimin e ndërmarrjeve të vogla, si dhe kostot operacionale për 5 (pesë) vitet e para pas krijimit të ndërmarrjes. TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat e biznesit nuk përfshihen në kostot e pranueshme; d) Ndërmarrjet e vogla, të kontrolluara nga aksionarë të ndërmarrjeve, që janë mbyllur gjatë 12 muajve të mëparshëm, nuk mund të përfitojnë ndihmë, në rast se ndërmarrjet e lartpërmendura janë aktive në tregun përkatës apo në tregje, të lidhura me të”. Ndihma në formën e riskut të kapitalit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Skemat e ndihmës në formën e riskut të kapitalit për ndërmarrjet e vogla e të mesme lejohen vetëm nëse: a) masa e ndihmës ka formën e pjesëmarrjes në një fond fitimprurës privat investimesh, të menaxhuar në kushtet e tregut; b) këstet, që u jepen ndërmarrjeve përfituese nga fondi i investimit gjatë një periudhe prej 12 muajsh, nuk duhet të kalojnë vlerën 200 mijë euro; c) risku i kapitalit kufizohet vetëm në ofrimin e kapitalit bazë, kapitalit themeltar dhe/ose për zgjerimin e kapitalit; ç) nga fondi i investimit investohet në ndërmarrjet e vogla e të mesme përfituese në formën e kuotave, të aksioneve ose obligacioneve të konvertueshme në aksione, të paktën 70 për qind e buxhetit të tij të përgjithshëm; d) investitorët privatë mbulojnë jo më pak se 25 për qind të financimit të fondit të investimeve.”.

12 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›