PS: Qeveria dështoi dy herë me statusin
Partia Socialiste gjykoi dje përmes një deklarate se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi deficitin demokratik e institucional të vendit tonë. “Këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian. Duke gjykuar me shumë shqetësim qasjen vetëshfajësuese të palës tjetër. ndërkohë që përgjegjësia madhore për dy dështime radhazi me statusin është qartësisht e qeverisë, Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithçka i takon që një dështim i tretë të shmanget”, thuhet në deklaratën zyrtare të PS-së.