Ilir Mata: “Berisha firmosi lejen e ndërtimit për 12-katëshin”

Laureta Rryçi
Pronari i pallatit 12-katësh, Ilir Mata, deklaroi dje se objekti është ndërtuar me firmën e kryeministrit Sali Berisha. Biznesmeni shpjegoi për mediat të gjithë dosjen e dokumentacionit që provon ligjshmërinë e objektit. Deklarata e tij erdhi gjatë orëve të paradites së djeshme kur dhe Inspektorati nisi prishjen e godinës 12–katëshe. Biznesmeni depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, ku kërkon pezullimin e menjëhershme të punës së Inspektoratit. Sipas Matës, duket se kjo ngjarje ka lidhje me politikën, megjithatë ai ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore duke u treguar indiferent ndaj të gjitha deklaratave fyese që vijnë nga qeveria. Me gjithë indiferencën e tij, ai nuk ka mundur dot të fshehë se këto lloj incidentesh ndaj biznesit të bëjnë të mendosh se qeveria nuk jep siguri për të gjithë ata që duan të investojnë në vend. Situata ishte e tensionuar në orët e para të mëngjesit kur pallati u rrethua nga forca të policisë që të niste prishja e tij. Menjëherë aty kanë mbërritur disa deputetë të Partisë Socialiste, të cilët, edhe pse e kanë pasur të vështirë prej policisë, sërish arritën të depërtonin nga kordoni i krijuar me policët e forcave të rendit. Situata ka vijuar me tensione deri në orën 11:00 kur drejtuesit kanë urdhëruar pezullimin e prishjes së objektit.
Dosja
Mata, në një prononcim për mediat, bëri publik të gjitha dokumentacionet që, sipas tij, vërtetojnë se ngritja e godinës është në përputhje me ligjet. Ai shpjegoi se 95 për qind të tokës e kishte blerë në vitin 1999, ndërsa 5 për qind të saj e ka marrë me qira po atë vit. Më pas ai shpjegoi se e ka hipotekuar në vitin 2005, duke e kthyer tërësish në një objekt të ligjshëm. "Kjo tokë është hipotekuar më 15.09.2005 me firmë të kryeministri Fatos Nano. Jam pronar i tokës. Kam lejen e ndërtimit dhe lejen e sheshit të ndërtimit. Kam gjithashtu edhe vendimin e KKRTSH-së së Shqipërisë", - u shpreh Mati. Sipas tij, vendimi për ndërtimin e tunelit për kalimin qytetarëve u rrëzua nga KKRTSH-ja dhe më pas nga Gjykata e Apelit. Ai theksoi se këtë çështje e hetoi edhe Prokuroria dhe kërkoi pushimin e saj. Mata e komentoi si të çuditshëm vendimin për prishjen e objektit. “Kam lejen e ndërtimit, lejen e sheshit të ndërtimit, vendimin e KRRTRSH-së së Shqipërisë. Do të thotë që ky objekt është i pajisur me leje si shumë pak objekte të tjera në Republikën e Shqipërisë”, - deklaroi Mata, duke shtuar se dokumentet mbanin firmën e kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe të vetë kryeministrit Sali Berisha. Mati vazhdon më tej dhe dokumenton se prokuroria kishte pushuar padinë e ministrit Olldashi bërë në vitin 2007 në lidhje me këtë çështje. Kunati i deputetit socialist Dashamir Peza, pronar i godinës së cilës i është shembur fasada e tri kateve të para, thotë se nuk ka bërë ende vlerësimin e dëmit, por ka besim se do të dëmshpërblehet nga shteti shqiptar për këtë padrejtësi. “Dëmin ende s’e kam vlerësuar. Por besoj te drejtësia se do të ma paguajë dëmin. Unë i jam drejtuar gjykatës për shkeljen që më është bërë”.
Pronari i pallatit 12-katësh deklaroi se do të ndjekë vetëm rrugën ligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ndaj i është drejtuar gjykatës. Ai tha se ende nuk ka bërë vlerësimin e dëmit në objekt.
Padia
Mata është shfaqur bashkë me avokatët e tij në orët e paradites në Gjykatën e Tiranës. Ai kishte përgatitur një kërkesë ku kërkonte pezullimin e Inspektoratit Ndërtimor. Duke qenë se të tilla padi, për shkak të pasojave, duhet të gjykohen brenda një kohe të shkurtër, kërkesa iu nënshtrua shortit elektronik po gjatë ditës së djeshme. Shorti përcaktoi gjyqtaren Arjana Caco për ta gjykuar këtë kërkesë. Pritet që ajo të njihet me kërkesën dhe më pas të shprehet brenda pak ditësh nëse qëndron pretendimi i biznesmenit, ose argumentet që ka përdorur Inspektorati për të prishur objektin.
9 Dhjetor 2009