Qeveria miraton procedurat e reja për kompensimin financiar të ish-pronarëve
Përfituesit do të marrin para vetëm për 200 m2. Dokumentet dhe hapat që duhet të ndjekin ish-pronarët
Eljona Ballhysa
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së djeshme procedurat për ndarjen e fondit për kompensimin financiar për ish-pronarët. Në vendimin e qeverisë parashikohet që të përfitojnë për vitin 2008 ish-pronarët, prona e të cilëve është njohur për kompensim dhe që nuk kanë përfituar më parë. Kjo shtresë do të kompensohet në bazë të radhës kronologjike të përcaktuar nga numri i vendimit dhe data e tij, sipas viteve. Në bazë të vendimit të qeverisë, ish-pronarët do të përfitojnë kompensim financiar vetëm për 200 m2 të sipërfaqes së caktuar për kompensim. Kompensimi do të realizohet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës.
Procedurat
Sipas vendimit të qeverisë, ish-pronarët të cilët kanë dorëzuar kërkesat e tyre në vitet 2006 dhe 2007 dhe vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk do të paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2008. Ndërsa ish-pronarët të cilët nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë, duhet të plotësojnë dhe të paraqesin pranë zyrës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qendër kërkesën për kompensim financiar që do ta tërheqin pranë AKKP-së. Gjithashtu duhet të dorëzojnë deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim, vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës së bashku me plan-vendosjen përkatëse. Ish-pronarët duhet të dorëzojnë dëshminë e trashëgimisë, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm. Në këtë rast është e nevojshme që të jetë e përcaktuar dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të individit, prona e të cilit është shpronësuar. Bashkë me këto dokumente është e nevojshme paraqitja edhe e një fotokopjeje të noterizuar të pasaportës, certifikatës së lindjes, ose letërnjoftimit të personit, që ka prokurën e përfaqësimit, si dhe mandatpagesën. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit financiar dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale. Procesi i regjistrimit dhe pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon 30 ditë.
Verifikimi
Pas marrjes së dosjes me dokumentacionin e mësipërm zyra e Agjencisë së Pronave në qendër bashkëpunon me zyrat rajonale të saj në rreth për të verifikuar dosjen e dorëzuar nga ish-pronari. Më tej zyra rajonale e pronave verifikon dosjen dhe vendimin e dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendimet e tjera për këtë subjekt të shpronësuar. Kjo zyrë ka të drejtë të kërkojë nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që brenda 10 ditëve të konfirmojnë të dhënat për vlefshmërinë e regjistrimit të vendimit. Po kështu verifikohet dhe ndryshimi i gjendjes juridike të pronës nga çasti i daljes së vendimit të paraqitur nga subjekti përkatës. Verifikohet regjistrimi dhe ushtrimi i së drejtës së parablerjes. Verifikohen në database të gjitha vendimet për këtë subjekt, për identifikimin e vendimeve për kthim dhe kompensim të tij. Kryhen verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës. Në procesverbal përcaktohet vendndodhja në hartë e pronës dhe përcaktohet bashkë me pronarin 200 metra katrorë e kësaj prone për të cilën ky pronar do të marrë kompensim financiar, dhe ish-pronari nënshkruan për pjesën e tokës që do kompensohet. Më pas llogaritet vlera e sipërfaqes që kompensohet dhe përgatitet një relacion shpjegues. Më pas i gjithë ky material shqyrtohet nga Zyra e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qendër, e cila përgatit vlerësimin ligjor të kompensimit, harton relacionin përkatës dhe nxjerr vendimin për kompensim ose jo të subjektit të shpronësuar. Zyra e Qendrore e Agjencisë së Pronave në përfundim i dërgon subjektit të shpronësuar, Avokatit të Shtetit dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kopje të vendimeve të marra, për t’u dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore dhe shpall listën e subjekteve fituese. Në përfundim AKKP-ja kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit në të holla në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin ish-pronarët
Kërkesën për kompensim financiar.
Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim, sipas vendimit përkatës së Këshillit të Ministrave.
Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse.
Dëshminë e trashëgimisë.
Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar.
Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) ose certifikatën e lindjes së personit, që ka prokurën e përfaqësimit.
Mandatpagesën.
5 Qershor 2008