E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton fond shtesë për “Microsoft”-in



Qeveria miratoi gjatë mbledhjes së djeshme një shtesë fondi për Agjencisë Kombëtare të Informacionit. Kësaj agjencie do t’i shtohet një fond prej 142 milionë lekësh si pjesë e fondit të përgjithshëm prej 426 milionë lekësh për realizimin me shoqërinë “Microsoft” të projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Dhënia e këtij fondi rrjedh nga Marrëveshja e Partneritetit Strategjik midis qeverisë shqiptare dhe shoqërisë “Microsoft”, e cila është një marrëveshje me një shtrirje kohore prej 3 vjetësh.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›