Vendimi, si do të ndëshkohen policët që shkelin rregullat
Zbardhet projekt-rregullorja e propozuar nga ministri Nishani. Cilat janë kategoritë e shkeljeve disiplinore dhe masat përkatëse
Habjon Hasani
Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit do të përballen me një rregullore të re, që paracakton ndëshkimet ndaj tyre në rast shkeljesh disiplinore. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka çuar për miratim dje në qeveri projekt-rregulloren e re të kësaj ministrie për disiplinën në Policinë e Shtetit. Masat ndëshkuese dhe ato disiplinore variojnë që nga vërejtja e thjeshtë deri te përjashtimi nga Policia e Shtetit. Në nenin 11 të kësaj rregulloreje, Ministria ka renditur të gjitha ato veprime që klasifikohen si shkelje të rënda disiplinore nga ana e efektivëve të Policisë. Fshehja apo asgjësimi i ankesave të qytetarëve, moskthimi i sendeve të punës të marra në përdorim, shpërdorimi i detyrës për arsye private dhe personale dhe një sërë aktesh të tjera janë renditur si shkelje të rënda disiplinore. Sipas projektvendimit, shkeljet e rënda që kryhen nga punonjësi i Policisë mund të ndëshkohen me të gjitha masat disiplinore, përfshirë dhe përjashtim nga Policia. “Për veprimet ose mosveprimet të cilat përbëjnë vepër penale, përveç hetimit paraprak parashikuar në Kodin e Procedurës Penale, personeli i Policisë mund t’i nënshtrohet njëkohësisht edhe procesit të kategorisë disiplinore. Në këto raste materialet e grumbulluara nga hetimi paraprak shërbejnë edhe për procesin e ecurisë disiplinore, ndërsa materialet e ecurisë disiplinore nuk mund të përdoren për hetim paraprak”, - shkruhet në rregullore.
Verifikimi dhe shqyrtimi
Neni 24 i kësaj projekt-rregulloreje përcakton se me fillimin e ecurisë disiplinore, pas njoftimit me shkrim të personit, kryhen një sërë veprimesh. Pikësëpari verifikohet nëse punonjësi i Policisë është njohur me aktet normative si dhe çdo ndryshim të tyre, përshkrimin e pozicionit të punës apo pasojat që mund të ketë në rast shkeljeje. Më tej vjen faza e dytë në të cilën “filtrohet” puna e punonjësit të Policisë në pyetjen ose marrjen e deklaratave nga dëshmitarët, mbajtjen e shënimeve rreth tyre dhe verifikimin e fakteve kundërshtuese. Më tej kryhet rishikimi i dokumentacionit përkatës për mospërputhje, për fakte që mungojnë, data apo firma që janë hequr. Më tej procedohet me shqyrtimin e dosjes së punonjësit, nga ku më pas kryhet një komunikim me punonjësin për t’u njohur me variantin e tij rreth ngjarjes apo problemit. Ky nen përcakton gjithashtu se një shkelje apo “çështje” e caktuar mund të bëhet shkas për verifikime të mëtejshme edhe për rastet dhe procedurat e ngjashme që kanë aplikuar punonjës të tjerë të Policisë. Gjithashtu parashikohet që të mblidhen dhe të regjistrohen të gjitha rastet e mëparshme të mosndëshkimit me masë disiplinore për shkak të mosnjohjes së rregullit të shkelur nga ana e punonjësit. Rregullorja kërkon që të sigurohet reagimi i punonjësve për masën e dhënë në të shkuarën për të njëjtën lloj shkeljeje.
Informacioni
Rregullorja parashikon që gjatë ecurisë disiplinore të sigurohet një informacion i mjaftueshëm nëse udhëzimet dhe miratimet e dhëna kanë qenë në përputhje me procedurat dhe kriteret e vendosura, apo nëse është plotësuar i gjithë dokumentacioni sipas kërkesave për ecurinë disiplinore. Para dhënies së masës disiplinore do të shqyrtohen edhe rezultatet në punë, që përcaktohen në varësi të përshkrimit të punës të vullnetit të treguar nga punonjësi për të përmirësuar rezultatet, apo të llojit dhe nivelit të mangësive të konstatuara, nëse ka pasur të tilla. Gjithashtu do të vlerësohet dhe masa e ndihmës që i është dhënë për t’u përmirësuar. Rregullorja parashikon se kur gjatë ecurisë disiplinore provat dhe faktet janë të pamjaftueshme në shkeljen e kryer dhe kur personeli i Policisë i nënshtrohet hetimit penal, ecuria disiplinore mund të pezullohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Në këtë rast ecuria disiplinore rifillon brenda pesë ditëve pune nga marrja e vendimit të SHKB-së, Prokurorisë ose Gjykatës, nëse zbulohen fakte të reja dhe kur nga koha e ndërprerjes së ecurisë disiplinore kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj.
5 Qershor 2008