E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta dhe Edi Rama merren vesh që Presidenti i ri të jetë garant i Kushtetutës

08-05-2012 / Gazeta 55

Në të njëjtën kohë, kreu i PR-së, Fatmir Mediu i konfirmon liderit historik të socialistëve Fatos Nano se mazhoranca do të ketë kandidatin e saj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Kreu i PS-së, Edi Rama dhe ai i LSI-së, Ilir Meta janë takuar për herë të parë që pas shkëputjes së LSI-se nga koalicioni opozitar. Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës publike të kryetarit të PS-së, Rama për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Kreu i LSI-së, Meta pas takimit deklaroi se vendi duhet të ketë një President kushtetues e konstruktiv dhe se zgjedhja e tij duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës. Ndërkaq kryetari i PS-së, Rama theksoi se Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe po ashtu duhet të jetë garant i Kushtetutës. Kreu i selisë roze u shpreh se do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të mazhorancës qeverisëse dhe vetë kryeministrin, Sali Berisha.

Mediu: Nano vlerë si kryetar në PS. Nano: Takimi me Mediun, një vlerë e shtuar

Axhenda e konsultimeve të ish-kryetarit socialist Fatos Nano për presidentin e ri të vendit vijoi sot me një bisedë me kreun republikan, Fatmir Mediu. Pas përfundimit të këtij takimi, Mediu e vlerësoi këtë konsultim si një ngjarje të zakonshme, ndërkohë që bëri me dije për diskutime për zgjedhjen e presidentit të ri dhe me mazhorancën. Por duke qëndruar në këtë takim, Mediu e vlerësoi figurën e Nanos si kryetar i PS. Ndërkohë që ish-kreu i PS-së, Nano e cilësoi takimin me Mediun si një vlerë e shtuar në politikë. Por nga ana tjetër informoi për afrimin e takimit me kryeministrin Berisha, i cili sipas tij është një takim i dorës së parë. Gjithashtu, Nano mirëpriti takimin e zhvilluar mes Ramës dhe Metës. Kryetari republikan vlerësoi nismën e kandidatit për president Fatos Nano për të shpalosur një platformë publikisht sa i takon ambicies së tij. Por nga ana tjetër ai nënvizoi nevojën e zhvillimit të një proces konsultimi brenda mazhorancës dhe pse, jo shkuarjen drejt votimit me dy kandidatë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›