E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ilir Nikolla:“Nuk ka asnjë mundësi për zgjedhje të parakohshme”

Autori i Lajmit: S. TopiIlir Nikolla, kryeredaktor i gazetës “55”
“Nuk ka asnjë mundësi për zgjedhje të parakohshme”

Ndërkombëtarët vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Zëvendëspresidenti i PE-së, Rouçek, gjatë një takimi të zhvilluar me zotin Rama dha si alternativë të mundshme zgjidhjeje dhe hapjen e pjesshme të kutive. Si e shikoni këtë variant?
Rreth takimit të djeshëm të Edi Ramës me zëvendëspresidentin e PE-së ka pasur një tymnajë të madhe, prandaj edhe citimet duhen marrë me shumë rezerva. Kam parasysh faktin se mediat pranë Edi Ramës nxituan të deklaronin se socialistët e Parlamentit Evropian u shprehën për hapje kutish, por më pas raportimi u modifikua dhe u la thjesht si një tematikë bisedimi, e cila smerrej vesh kish qenë veç vajtimore e Edi Ramës apo edhe solidaritet i bashkëbiseduesit. Gjithsesi, koka e bisedës në takimin e Ramës me Rouçek mbeti përcaktimi i paekuivok i europarlamentarit të lartë se socialistët duhet ta ndërpresin menjëherë bojkotin e ti kthehen Parlamentit. Çështja tjetër e paekuivok e takimit ishte vendimi për hetimin e zgjedhjeve, një vendim që tashmë ka gjetur konsensusin e të gjitha palëve politike këtu në Tiranë. Prandaj, edhe hapja e pjesshme e kutive do trajtuar ashtu siç edhe është shqiptuar, si një tezë personale margjinale, e cila më herët është përmendur në Tiranë dhe ka marrë të njëjtën përgjigje: “Nuk ka shkelje të pjesshme të Kushtetutës dhe të vendimeve të gjykatave. Rrjedhimisht, nuk mund të ketë as hapje të pjesshme të kutive”.
Një tjetër mundësi që duket se mund të gjejë dhe mbështetjen e demokratëve është hapja e kutive, por hetimi vetëm i materialeve zgjedhore dhe jo i fletëve të votimit. Mund të jetë kjo zgjidhje?
Edhe ky propozim nuk është propozim i ri dhe më duket se opinioni publik është vonuar shumë për tu përqendruar në mundësitë e vërteta që ofrohen për hetimin e zgjedhjeve, por u dha shumë pas frazave të pakompromis të Edi Ramës për “hapje të plotë e të menjëhershme të kutive, ndryshe në Shqipëri do të bëhet hataja”. Qëkur janë shqiptuar këto kërcënime, kanë kaluar muaj dhe hataja nuk ka ndodhur. Atëherë, mbetet që me vullnet të mirë të përqendrohemi tek mundësitë për të hetuar zgjedhjet, pa shkelur vendimet e gjykatave. Kur themi kështu, merret me mend se shkelje e vendimeve do të thotë çfarëdolloj rinumërimi votash, qoftë me synimin e transparencës, apo më keq akoma edhe me synimin e rishpërndarjes së mandateve të deputetëve. Duke përjashtuar rinumërimin si një mundësi e pamundur e antikushtetuese, u përket ekspertëve të përcaktojnë mundësitë e verifikimit të materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit ndihmës që ndodhen nëpër kuti. Ndoshta mund të ishte një garanci për një transparencë shtesë të procesit dhe për të kuptuar se ku realisht ishte ngërçi gjatë procesit të vështirë të numërimit të votave. Nëse mundësitë ligjore për këqyrjen e dokumentacionit ekzistojnë, sbesoj se palët politike do të nxirrnin pengesa për kryerjen e tij.
Zgjedhjet e parakohshme mund të shihen si alternativa e mundshme e fundit të tryezës së thirrur nga presidenti Topi?
Sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese, në momentin ku jemi, kur edhe institucionet funksionojnë e gjithashtu edhe Parlamenti, presidenti Topi ska asnjë mundësi të provokojë zgjedhje të parakohshme. Qoftë edhe për mënyrën se si zgjidhet presidenti i ri, me një shumicë të thjeshtë, kjo mundësi tashmë ka dalë nga institucioni i presidentit dhe i përket ekskluzivisht Kryeministrit dhe shumicës parlamentare. Teza e zgjedhjeve të parakohshme është thjesht një tezë dekorative në momentin në të cilin janë negociatat, prandaj edhe svlen ti kushtohet rëndësi më shumë sesa ajo ka në të vërtetë; pra rëndësinë e një mundësie teorike të cilën nga pikëpamja kushtetuese e posedon institucioni i kryeministrit.

Ky lajm është publikuar: 12/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›