E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Paja, dëshmojnë agjentët e policisë

Agjentët e policisë që tentuan të arrestonin Ilir Pajën, i kërkuar në Itali e Gjermani, kanë dëshmuar më në fund dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke treguar se janë identifikuar në momentin që i janë afruar të shumëkërkuarit. Seanca e djeshme është zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi janë cilësuar si sekrete thëniet e agjentëve të policisë, si dhe nga frika e publikimit të emrave të tyre. Ata kanë deklaruar se janë identifikuar në momentin që i janë afruar autoveturës së Pajës dhe më pas, ai ka tentuar të vrasë një kolegun e tyre. Disa seanca më parë ka dëshmuar edhe polici rrugor, Rifat Cahani, i cili kishte qenë dëshmitar okular për ngjarjen e 6 marsit 2008, te Farmacia 10 në Tiranë, ku polici special B.H. përfundoi poshtë gomave të një automjeti. "Ai nuk ndaloi, por e përplasi motorin, i cili u fut nën makinë. Më pas makina kaloi trafikndarësen e rrugës. Ndërsa motori ngeci aty, personi u bllokua nën makinë derisa ajo u përplas me një autobus urban të ndaluar në stacion", tregoi polici rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›