E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau nënën, prokuroria kërkon 18 vjet burg

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vjet burg për Viktor Prendin, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij. Sipas konkluzioneve të akuzës, Prendi nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer, ndërsa ka deklaruar gjatë sigurimit të provës se "M‘u desh ta vrisja nënën time se na e kishte sjellë në majë të hundës të gjithëve". Madje, ngjarja e janarit të këtij viti e ka lehtësuar të riun duke thënë se familja ishte ngatërruar vetëm prej saj. "Unë prej kohësh banoj në kryeqytet brenda, ndërsa prindërit jetonin në shtëpinë private, në fshatin Prush të Komunës së Vaqarrit. Atje, nëna jetonte vetëm me babanë që ishte i sëmurë prej kohësh, por nëna ime nuk kujdesej për të pasi e urrente. Babai im vdiq në ditët e para të janarit të këtij viti dhe arsyeja pse i erdhi vdekja më herët ka qenë vetëm shkaku i nënës, e cila, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, qëkur është sëmurur babai, e urrente dhe nuk kujdesej fare për të", do të deklaronte Prendi. Dëshmia e vetë të akuzuarit dhe pjesëtarëve të familjes do ta bindte prokurorinë se ai është autori i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›