Ilirian Braka: “Unë e organizova hapjen e galerisë”
27/02/2005 I ndodhur para provave, kushëriri i Gaxhait pranon akuzën, por nuk tregon emra të tjerë
Djali i xhaxhait të Gaxhait, Ilirian Braka, ka pranuar akuzën që Prokuroria e Tiranës ka ngritur kundër tij, atë të dhënies së ndihmës të dënuarit për arratisje nga burgu. Hetuesit e Linjës nr.3 të Prokurorisë së Tiranës, kanë marrë për disa orë në pyetje Ilirian Brakën, duke i vënë përballë provat materiale që kishin siguruar gjatë tri javëve. Fillimisht, Braka nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij, por, pasi është njohur me provat e organit të akuzës, është detyruar ta pranojë atë. Ai ka pranuar se kishte punuar në galerinë e arratisjes, po nuk pohuar asnjë prej emrave të bashkëpunëtorëve të tij, duke e marrë gjithë përgjegjësinë mbi shpinë.
Dëshmia
Menjëherë pas prangosjes të tij, hetues të Prokurorisë së Tiranës, e cila kishte lëshuar mandatin e arrestit, kanë shkuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë të kryeqytetit dhe e kanë marrë për disa orë në pyetje. Nga burime pranë organit të akuzës, mësohet se, fillimisht, Ilirian Braka ka mohuar të kishte lidhje me tunelin që u gjet në Burgun 302. Por prokurorët, të cilët tashmë e kanë të zbardhur gjithë mënyrën e organizimit dhe hapjes së galerisë, i kanë vënë para provat materiale që dispononin. Mësohet që ata t’i kenë komunikuar Ilirian Brakës se, ky i fundit kishte komunikuar shpesh në telefon me kushëririn e tij, Gaxhain. Ata i kanë treguar tabulatet e thirrjeve të tij telefonike, ku një pjesë e tyre i përkisnin numrit të burgut. Gjithashtu, ata i kanë paraqitur Brakës edhe gjurmët e gishtërinjve të tij, të gjetura në materialet që ndodheshin në tunel. Këto të fundit, pas krahasimit të bërë me gjurmët e gishtërinjve të Ilirian Brakës, kanë rezultuar të jenë të njëjta. Burimet e Prokurorisë thonë se pas paraqitjes edhe të provave të tjera materiale, Ilirian Braka ka pranuar se kishte kryer organizimin e punës në tunel dhe se kishte punuar vetë aty. Gjithashtu, ai ka pohuar se hapjen e tunelit ia kishte kërkuar kushëriri i tij, Gazmend Braka, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa është në të tjera procese gjyqësore. Gjithashtu, burimet sqarojnë që, Braka të ketë pohuar se ka qenë ai që i ka sugjeruar gruas së tij, Silvanës, që të merrte dyqanin me qira në emër të saj dhe të vëllait. Por nuk ka pranuar të japë emra të tjerë, kur në bazë të gjurmëve dyshohet që për hapjen e galerisë të kenë punuar edhe dy persona të tjerë.
Provat
Gjatë kqyrjes që Prokuroria dhe policia bëri në metrat e galerisë së nëndheshme, që të çonte te Burgu 302, hetuesit arritën të sekuestronin prova të mjaftueshme materiale. Kështu u gjetën mjaft dërrasa, që shërbenin për mbajtjen e tavanit të galerisë. Petrogaz, që përdorej nga gërmuesit për të bërë kafe, gazeta dhe një stetoskop, që shërbente për të dëgjuar më mirë zhurmat, me anë të të cilave orientoheshin prej nëntokës për thellësinë ku punonin. Gjithashtu u gjetën edhe rroba të gërmuesve. Ndërsa nga ekspertiza e tyre u siguruan katër lloje gjurmësh gishtërinjsh, të cilat u çuan për ekspertim, nga ku edhe u identifikuan Ilirian Braka dhe kunati i tij, i ashtuquajtur Agim Leka. Ndërkaq, Prokuroria siguroi të gjitha thirrjet telefonike që të burgosurit VIP të 302-it kishin kryer me të afërmit dhe shokët e tyre. Si dhe u përgjuan të gjitha bisedat që ata kryenin me miqtë e tyre pas gjetjes së tunelit. Burimet përfundojnë se kishin siguruar biseda telefonike, të kryera mes Gaxhait dhe kushëririt të tij, Ilirian Braka. Sot pritet që gjykata të vendosë masën e sigurisë ndaj Brakës.
Qiraxhiu i lokalit dhe e motra kërkohen nga Interpoli në Greqi
Kunati i Ilirian Brakës dhe motra e këtij të fundit, nuk janë arrestuar ende nga policia. I ashtuquajturi Agim Leka, në dokumentet e qirasë, dyshohet që të ketë kaluar kufirin grek pas gjetjes së tunelit nga policia. Nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, mësohet se ka informacione dhe prova të mjaftueshme, se i ashtuquajturi Leka strehohet në Greqi, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i vendndodhjes së tij atje. Burimet sqarojnë se pas informacioneve të marra në rrugë operative, është kryer verifikimi përkatës dhe ka rezultuar zyrtarisht se, vëllai i gruas së Ilirian Brakës, ndodhet në Greqi. Gjithashtu janë hedhur dyshimet se dhe motra e tij, Silvana Braka, e cila ishte edhe kontratuesja e qirasë me emrin Sonila Leka, dyshohet të jetë në Greqi. Për këtë arsye, zyra e Interpol Tiranës i ka dërguar homologes greke fotografitë dhe gjeneralitetet e të kërkuarve. I ashtuquajturi Agim Leka rezulton të ketë pasur precedentë të tjerë penalë, duke qenë i skeduar nga drejtësia. Kjo ka mundësuar identifikimin e tij në bazë të gjurmëve.
KRONOLOGJIA
4 shkurt 2005
Gardianët e Burgut 302 në Tiranë, zbuojnë skajin e një galerie të nëndheshme. Ajo rezultoi që ta kishte fillesën në një dyqan lulesh përballë rrugës
4 shkurt 2005
Prokuroria sekuestron një stetoskop, rrobat dhe vegla pune që kishin përdorur gërmuesit, gazeta dhe petrogaz
7 shkurt 2005
Pas tri ditësh, policia identifikon qiraxhiun e ashtuquajtur Agim Leka
10 shkurt 2005
Silvana Braka dhe vëllai i saj, në kërkim nga Interpoli
15 shkurt 2005
Identifikohet organizatori i punimeve Ilirian Braka dhe bashkëshortja e tij, Silvana, kushëri i parë me Gazmend Brakën (Gaxhain)
24 shkurt 2005
Prokuroria e Tiranës lëshon urdhër-arrestin për Ilirian Brakën, bashkëshorten dhe kunatin e tij, që dyshohet të jenë në Greqi
25 shkurt 2005
Pasditen e datës 25 shkurt, policia e Tiranës arreston Ilirian Brakën në banesën e tij, të marrë me qira në Allias