E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndalohet adoleshenti agresiv

27/02/2005  Policia kriminale e Komisariatit nr.3 arreston një 16-vjeçar nga Tropoja, me banim të kryeqytet. A.C., u kap nga shërbimet e bluve, pasi ka tentuar të vrasë me mjete të mprehta një qytetar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, saktësojnë se motivet e grindjes që degradoi kësisoj, kanë qenë të dobëta. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Adoleshenti nuk ka precedentë të mëparshëm dhe është me arsim 8-vjeçar. Kjo vepër penale parashikohet nga nenet 36 e 22 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›