E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet, kundërshtoi forcat blu

27/02/2005  Ka përfunduar në prangat e policisë së Kavajës, pasi goditi me grushta për shkak të detyrës një efektiv të rrugores. Dilaver Murrizi, nga Rrogozhina, u arrestua në flagrancë, pasi gjatë një debati me një polic të komisariatit të qarkullimit, e ka fyer dhe qëlluar. Burime policore shtojnë se, 51-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar me uniformën, i cili i kërkonte t'i nënshtrohej provës së alkoolit. I arrestuari ka refuzuar dhe si të mos mjaftonte me kaq, guxoi të vinte dorë mbi të. Dosja në ngarkim të Murrizt iu dërgua për kompetencë Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›