E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga mashtruesit

27/02/2005  Ndalohet një mashtrues nga Dibra. Mexhit Zogu u vu në pranga mbrëmjen e së premtes nga efektivat e policisë kriminale të Komisariatit nr.3. 47-vjeçari kërkohej prej disa ditësh nën akuzën e mashtrimit me qëllim përfitimi. Zogu akuzohet se i ka kërkuar një qytetari, në këmbim të një vize, plot 7 milionë lekë të vjetra. Por, me të shtënë paratë në dorë, ia ka mohuar duke u fshehur. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 143/1 i Kodit Penal. Mashtruesi nuk ka precedentë të mëparshëm. Materialet iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›