Ilyricum Sacrum

25/02/2005 Ribotohet në Kosovë enciklopedia ilirike
Pak ditë më parë është ribotuar një nga veprat më voluminoze që flet për historinë e shqiptarëve; shtëpia botuese “Arbi” Kosovë nxjerr në treg nëntë vëllimet e “Ilyricum Sacrum”
Një nga veprat më madhore për kulturën e shqiptarëve “Ilyricum Sacrum” është ribotuar këto ditë në Kosovë. Ka qenë shtëpia botuese “Arbi” që ka mundësuar këtë botim voluminoz prej nëntë vëllimesh, nën kujdesin e botuesit Skënder Blakaj dhe studiuesit Dr. Musa Ahmetit.
Dy ditë më parë, botuesit i kanë dhuruar presidentit të Kosovës ekzemplarin e parë të veprës së ribotuar, të sapo dalë nga shtypi.
Me këtë botim, tha Rugova, ky libër po kthehet në vendin e vet, në Ilirinë qendrore, duke shtuar se studiuesit do të kenë mundësi ta kenë në dorë këtë vepër të madhe, si dhe brezat e rinj të studiuesve. Kjo është një nga veprat e rralla që ende nuk ka shkuar në duart e historianëve, e njohur shume pak nga studiuesit. Por “Ilyricum Sacrum” është cilësuar për historinë kombëtare shqiptare, si një enciklpedi ilirike që mund t'u shërbejë historianëve shqiptarë dhe të huaj.
Njëra ndër kryeveprat për studimin e historisë së Ilirisë që nga kohët e lashta e deri në shekullin e XVIII-të, është Illyricum Sacrum. Vëllimi i parë i “Illyricum Sacrum” i përkushtohet papës Benedikti XIV-të, ndërsa hyrja e vëllimit i përkushtohet Pacifik Bizzës, kryeipeshkvit të Splitit dhe primatit të Dalmacisë e Koracisë. Në këtë vëllim trajtohet historia e Ilirisë që nga antikiteti deri në shekullin e IV-të. Duke dëshiruar që të kishte një paraqitje sa më të saktë të historisë së Ilirisë, at Faralti në “Prolegomena” të vëllimit të parë, na paraqet të ndarë në tre kapituj: “Prolegomenon Illyrico,” “Prolegomenon de Dalmatia,” dhe “De Illyrica et Dalmatica ecclesia, tum de Salona et ecclesia Salonitana.” Vëllimi i dytë i “Illyricum Sacrum” i përkushtohet papës Benedikti XIV-të dhe vazhdon me trajtimin e historisë kishtare të Salonës deri në shkatërrimin e qytetit por edhe historisë së Ilirisë dhe Dalmacisë, nga shekulli i IV-të deri në fillim të shekullit të VII-të. Pastaj trajtohet historia e perandorit Dioklecian të lindur në Salonë si dhe përmban shënime interesante të akteve të martirëve. Rëndësi të veçantë në këtë vëllim ka shqyrtimi dhe analiza e letrave të papës Gregorio Magno nga fundi i shkeullit të VI-të ngase hedhin dritë mbi gjendjen e Gadishullit Ballkanik në kohën e dyndjes së sllavëve në Ballkan. Vëllimi i tretë i “Illyricum Sacrum” i përkushtohet papës Klementit XIII-të dhe trajton historinë kishtare të Spilitit, me theks të veçantë mbi popullsinë e Dalmacisë dhe Kroacisë. Vëllimi i katërt i “Illyricum Sacrum” i përkushtohet kryeipeshkvit të Splitit Givoani Luca Garagnino dhe trajton historinë kishtare të kishave sufragane të metropolisë së Splitit, disa nga të cilat, kishin vepruar për një kohë të shkrutër. Vëllimi i pestë i “Illyricum Sacrum” i përshkushtohet Giovani Carsana, kryeipeshkvit të Zarës dhe ishte pregaditur nga at Daniele Faralti, por nuk u botua derisa ai ishte gjallë. U botua më vonë, me emrin e tij, nga Jacopo Coleti. Në këtë vëllim trajtohet historiku i kishës metropolitane të Zarës dhe sufraganisë së Zagrebit. Vëllimi i gjashtë i “Illyricum Sacrum” ju përkushtohet Rektorëve dhe Këshilltarëve të Republikës së Raguzës dhe trajton historinë kishtare të kryeipeshkvisë së Raguzës dhe sufraganive të saj: Rhizniensis dhe Kotorrit. Në mënyrë të veçantë është paraqitur historia e Epidaurit i cili është rrënuar në shekullin e VII-të, banorët e të cilit u vendosën në Raguzë [Dubrovnikun e sotëm]. Vëllimi i shtatë i “Illyricum Sacrum” i përshkushtohet papa Piut VII-të dhe trajton historinë kishtare të Shqipërisë dhe pjesërisht atë të Epirit, përkatësisht në të paraqitet historia kishtare e: episcopatus et archiepiscopatus Diocletanus, episcopatus et archiepiscopatus Antibarensis, Arbanensis seu Albanensis, Balleacensis, Buduensis etj
Vëllimi i nëntë, ose i ashtuquajturi, “Accessiones et Correctiones all’Illyricum Sacrum del P. D. Farlati di P. G. Coleti” botuar nga don Frane Buliqi, përfshin shtesat, plotësimet dhe korrigjimet e bëra nga at Jacopo Coleti për pesë vëllimet e para [I-V], të Illyricum Sacrum. Ngjashëm me simotrat: Annales ecclesiastici e Baronit, Italiae Sacra të Ughelli-it; Galliae Christianae e Sammarthanai-t, Acta Sanctorum Bollandi-t etj, të cilat së bashku përbëjnë një kolanë shumë të vëllimshme me burime, dorëshkrime, dokumente, libra të rrallë, materiale, informacione dhe të dhëna të tjera me vlera të jashtëzakonshme, Illyricum Sacrum është një burim parësor për historinë e krishtërimit dhe të kishës në periudhën apostolike në hapësirat e gjera të Ilirikut, përfshirë këtu ipeshkvitë dhe dioqezat e Tivarit, Shkodrës, Durrësit, Shkupit dhe të Dardanisë. Për të gjitha këto hapësira që përfshinte Iliriku i lashtë, historia laike dhe ajo kishtare mbështetet mbi të dhëna e dokumente të botuara besnikërisht. Duhet thënë se një pjesë e këtyre të dhënave sot thuajse nuk gjenden më askund, në formën e burimit të drejtpërdrejtë, përveçse në këtë vepër të madhe. Botimi përmban shumë harta, skica e ilustrime të rëndësishme. Secili vëllim në fund ka treguesin e vet. Në mënyrën si është hartuar dhe falë diturive të autorëve, përmes treguesit, në tërësinë e vet treguesi mund të quhet një enciklopedi për Ilirikun. Treguesi emëror identifikon veprimtarët më të shquar të kultit e të kulturës, të historisë politike dhe asaj etnike, duke përfshirë periudhën kalimtare prej ilirëve tek arbërit. Për këtë arsye ai përbën një pasuri më vete, që do të ndikonte në ndryshimin e kornizës së sotme në të cilën është vendosur tradita kombëtare. Illyricum Sacrum, fillimisht ishte planifikuar të botohej në katër [IV] seri, me nga 18 vëllime, por është botuar vetëm në tetë [nëntë së bashku me vëllimin e Buliqit] vëllime in folio, duke lënë pa përfshirë një lëndë tjetër burimesh, e cila pret edhe sot e kësaj dite studiuesit dhe historianët. Vepra në gjendjen e tanishme, është një raritet bibliografik dhe pothuajse është e pamundur të gjindet një komplet i të gjitha vëllimeve në gjendje të kënaqshme, pa dëmtime nga koha dhe dora e njeriut. Megjithatë, sikur u veprua me veprën tjetër, Acta Albaniae... të Sufflayt, edhe kjo kryevepër do i shpëtojë zhdukjes njëherë e përgjithmonë, ngase, shtëpia botuese Arbi nga Prishtina ka bërë një ribotim fototipik komplet të veprës, përkatësisht të të nëntë vëllimeve.
Autorët e librit ilirik
Në kryeveprën Illyricum Sacrum, punuan tre gjenerata studiuesish: at Filip Riçeputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, të cilët, në një periudhë kohore prej 124 vjetësh [1695-1819], hulumtuan, mblodhën dhe studiuan burime të shumta dhe të shumëllojshme; dorëshkrime dhe dokumente; libra të rrallë dhe modernë të kohës, hartuan disa prospekte të veprës, përpiluan tetë vëllime me indeksa si dhe shkruan më shumë se njëqind katalogje të ndryshme, që përfundimisht nga viti 1751 deri në vitin 1819 të botojnë tetë vëllimet e kryeveprës së tyre Illyricum Sacrum, për të lënë në dorëshkrime me qindra vëllime dokumentesh dhe burimesh të dorës së parë, për historinë e Ilirisë ose thënë ndryshe të gadishullit Ballkanik dhe popujve që jetuan dhe ende jetojnë aty.
Ku ruhet vepra Ilyricum Sacrum
Në Bibliotekën e Seminarit të Padovës ruhen 11 vëllime me dorëshkrime; ndërsa në Muzeun Civico të Padovës ruhen dy vëllime me dorëshkrime shumë të vëllimshme, njëri me rreth 800 fletë dhe tjetri me më shumë se 1800 fletë. Në bibliotekën e San Danilele del Friuli ruhen 11 vëllime me dorëshkrime dhe 4 vëllime me korrespodencë. Në Kroaci, përkatësisht në Arkivin Shtetëror Korat në Zagreb, ruhen 14 vëllime me dorëshkrime në Fondin Illyricum Sacrum si dhe 34 vëllime me dorëshkrime dhe dokumenta nga shekulli i XII deri në shek. XVIII, në fondin: Documenta mediavelia varia, seria B; pastaj në Trogir ruhen 13 vëllime. Pos bibliotekave dhe arkivave të qyteteve të përmendura, disa vëllime me dorëshkrime, ruhen edhe në Firencë, Budapest, Tiranë, Vjenë, Dubrovnik etj, por që nuk kalojnë numrin më shumë se 3 vëllime për secilën bibliotekë.