“Im shoq më tha: Mos pranoni asnjë çmim pas vdekjes”
“Nëse në jetë nuk vlerësohesh, atëherë pas vdekjes çdo gjë bëhet qesharake!
ANILA MEMA
Ndaj të lutem mos prano asnjë titull a vlerësim për mua”. Është ky amaneti që regjisori i njohur i mjaft filmave shqiptarë, Gëzim Erebara, i pat lënë pak ditë para se të ndahej nga jeta, dashurisë së tij, bashkëshortes Lume, gati një vit më parë! Padyshim, ka vendosur t’i qëndrojë besnike amanetit të tij! Dje të pranishëm në një aktivitet realizuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së regjisorit, nga Arkivi Qendror i Filmit dhe Ministria e Kulturës, bashkëshortes së artistit i ishte thënë se do t’i akordohej një titull! Kjo nuk ndodhi, në fakt, ashtu sikurse nuk ka ndodhur edhe gjatë 80 viteve jetë të Gëzim Erebarës. Ishte thjeshtë një aktivitet përkujtimor, ku u fol për Gëzimin regjisor, për Gëzimin artist dhe Gëzimin njeri! U shfaq dhe një kolazh filmik me disa nga realizimet e tij (ndryshe nga herët e tjera, montazhi nuk kërciste), u shpërnda një katalog i hollë me ca fotografi e një jetëshkrim për regjisorin, ndërsa Lumturisë, së shoqes, iu dhurua edhe një tufë lule. Kaq. Asnjë titull, asnjë dekorim! Nëse nuk do t’i kishin premtuar këto të fundit, zonja Lume nuk do kish braktisur kurrsesi shtratin, për të qenë në atë aktivitet, siç ndodh rëndom të shohim në raste ditëlindjesh a përvjetorësh! Në një intervistë për gazetën, ajo tregon ca dëshpërime të artistit, tregon amanetin e tij, tregon jetën, njohjen me të, projektet dhe fëmijët.
Zonja Lume, ju mbartni ndonjë peng nga regjisori i njohur. Kishte të tilla në jetën e tij?
Gëzimi pati vetëm një dëshpërim të madh në jetë. Vdiq i djathtë, se i djathtë ishte! Dëshpërimi i tij ishte se djali i madh, që ishte me të gjithë dhjeta, Skënder Gjinushi ma la tre vjet pa shkollë për hir të biografisë! Ndërsa Arben Imami dhe Agim Qirjaqi i mohuan të drejtën që të nxirrte një djalë regjisor, që veç notave të mira zotëronte dhe tri gjuhë, e ky është Rudi Erebara. Gëzimi në jetë ka nxjerrë shumë aktorë, por për të, ky rast e dëshpëroi shumë. Gjithashtu ai është dënuar kur ka qenë student në Çeki se pati thënë: kultura e popullit çek është më e madhe se ajo e Enver Hoxhës! Ndaj kur e kthyen nga Praga e kthyen me pranga, u mor me gjyqe, pavarësisht se më pas fitoi pavarësinë dhe të drejtën në art. U rehabilitua me shumë vonesë, se e kthyen pa mbaruar diplomën. Rezultatet i kishte të gjitha 1-sha, vetëm një 2 dhe një 3 kishte marrë. Ky ishte një tjetër dëshpërim i tij.
Në të vërtetë, ndonëse në karrierën e tij renditen shumë filma, çmimet janë të pakta, për të mos thënë fare për të. Ç’mendonte për vlerësimet?
Në fakt, ky ishte dhe amaneti i tij, para se të ikte nga kjo jetë. Më tha: të lutem, mos prano asgjë pas vdekjes sime, për punën që kishte bërë gjatë gjithë karrierës. Gjatë gjithë karrierës së tij vlerësimet nuk kanë qenë asnjëherë. Sot unë mendova se do t’i jepnin ndonjë çmim, prandaj edhe erdha, sepse nuk kisha ndërmend me u ngrit nga shtrati. Më kishin thënë se do t’i jepnin titullin “Mjeshtri i Madh i Punës”, në mos gaboj, por po ta dija që do të ishte ky aktivitet, nuk do kisha pranuar ta bënin.
Ju mërziti kjo gjë?
Më mërzit shumë, se Gëzimi është themeluesi i Galerisë së Arteve dhe njëherë që deshën me i dhënë një titull, “Mësuesi i Popullit”, Teodor Laço ia hoqi të drejtën. Ndaj dhe ai nuk donte, duke qenë se nuk e vlerësuan për së gjalli, pas vdekjes gjithçka që bëhet, gjithçka që vlerësohet është qesharake, thoshte.
Nëse në një të ardhme do të akordohet ndonjë titull për të, do e pranoni?
Jo, nuk do e pranoj.
Kishte ndonjë projekt kohët e fundit, që mund të ketë mbetur përgjysmë?
Sa një arkë të madhe. Të gjithë skenarë, përkthime për studentët, literatura nga Amerika dhe e gjithë bota.
Ndërkohë si ishin ditët e fundit të tij?
Ato ditë iu afrova dhe i thashë: të kërkoj falje Gëzim, që biografia ime të rëndoi edhe më shumë! Jo, më tha: Unë po shkoj drejt varrit, por ti mos u mërzit, jeta e tillë është!
Pse biografia jote...?
Por se unë kam punuar në Pallat të Pionierëve atë kohe, si shefe! Kam punuar në pedagogjike, mësuese, vëllai im në moshën 26 vjeç u zhduk nga Sigurimi i Shtetit dhe kjo gjë rëndoi shumë tek ne, më hoqën nga arsimi, Gëzimit i rëndoi shumë.
Kur jeni njohur me regjisorin?
Unë jam njohur kur isha 18 vjeçe, më kishte vdekur babai dhe për dhjetë vjet më ka ndenjur prapa se unë nuk pranoja të lidhesha me të, sepse kisha tri motra para dhe vëllain. Pas dhjetë vjetësh kur unë u bëra 27 vjeçe, atëherë Gëzimi i thotë dajës tim, pse nuk ma jep Lumen? Daja ia kthen: Shpall fejesën se do ta bind unë mbesën time. Kështu u fejuam.
Si kanë qenë këto vite për ju?
Jeta ka qenë e shkëlqyeshme. Unë jam me diabet prej 32 vjetësh me insulinë, jam shtruar në spitale dhe Gëzimi nuk më ka thënë njëherë u mërzita. Madje, as nuk e prishi familjen kur vëllai im 26 vjeç u zhduk nga Sigurimi i Shtetit dhe na ra barra e persekutimit në mënyrë të tmerrshme.
I pari film i pavarur realizuar nga Erebara ishte “Guximtarët”. A ishte i tillë vetë regjisori?
E shante regjimin, e shante sistemin. Ishte i djathtë dhe e mendonte botën të lirë, çdo njeri duhet të flasë lirshëm, duhet të kritikojë lirshëm, s’duhet të ketë frikë - thoshte. Por ne vetë kishim frikë! Ne si nxorëm kurrë fëmijët të luanin, se na i provokonin komshinjtë.
Dje ditëlindja e 80-të
Regjisori i njohur Gëzim Erebara, është realizues i disa filmave që kanë mbetur në fondin e artë të kinematografisë shqiptare. Është djali i një familjeje tregtare që u vendos në Tiranë rreth viteve ‘30, për shkak të persekutimit etnik në ish-Jugosllavi. Gëzim Erebara u lind më 19 maj të vitit 1928 në Dibër. Dhe dje mbushi plot 80 vjeç. Pasi mbaroi studimet e mesme në vitin 1948, shkon për studime në Çeki, për regjisurë në Akademinë FAMU në Pragë, pa arritur t’i përfundojë ato.