E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Pronat e ushtrisë në ankand



Prona në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, do të jenë në shitje me një procedurë të rregullt dhe transparente. Garancia vjen nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në një konferencë shtypi. "Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe i ka dërguar Ministrisë së Ekonomisë, deri tani 517 prona të lira, një listë tjetër me 155 prona do i dërgohet kësaj ministrie brenda këtyre ditëve, ndërkohë do të mbeten dhe 70 prona të tjera, të cilat janë duke u verifikuar në terren dhe duke u zbrazur nga materialet ushtarake", tha Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes. Ministri Imami deklaroi se çmimi i pronave do të përcaktohet nga një komision i posaçëm, ndërsa procedurat janë të hapura edhe për KLSH dhe auditet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›