E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruka përplaset me Shehun në Komision



Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë e Punëve Sociale në Kuvend, Et'hem Ruka, ka debatuar dje ashpër me nënkryetarin e këtij komisioni, Tritan Shehu. Arsyeja e këtij debati ka qenë qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë në sallën e Komisionit. Ministri Petrit Vasili do të raportonte në komision, ndërsa ishte ulur në një nga karriget e deputetëve. Kreu i komisionit, Ruka, i kërkoi atij të ulet në fund, përballë tij, pasi sipas tij kështu e përcakton Rregullorja e Kuvendit. Por në këtë pikë ka ndërhyrë nënkryetari i komisionit, Shehu, duke kërkuar që ministri të mos lëvizë nga vendi. Debati mes tyre ka shkuar edhe në tone personale. Shehu i ka kërkuar atij që të ankohet te Kryetarja e Kuvendit, ndërsa Ruka përmendi rregulloren. Gjithsesi puna e komisionit vijoi normalisht me shqyrtimin e rendit të ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›