Imazhet kongresuale dhe politika nesër
12/05/2005 Është interesant, sa shumë formaliste, ka qenë politika jonë, këto ditë. Megjithëse kaluan si moment kongreset, ende partitë politike kryesore, liderët dhe militantët e tyre vazhdojnë të jenë, duke u marrë, të vetëkënaqur me këto veprimtari, si kompeticion spektakolar dhe estetik. Ka qenë një garë e fortë, e PS-së dhe PD-së, për të konkurruar me kongreset e tyre, të ndërtuar si spektakël, si qëllim në vetvete dhe imponim publik, me imazh.
Nuk ka rëndësi, se sa i kanë kushtuar buxhetit të partive këto veprimtari, por, i çuditshëm është koncepti formalist i garës midis tyre, për të ruajtur befasinë, sekretin, platformat, aksesorët dhe regjinë e kongreseve, thjesht si spektakël politik.
Në opinionin publik, kjo garë, u bë motiv parimor, jo vetëm midis liderëve dhe partive të tyre, por dhe për militantët respektivë, të cilët gjithashtu, si tifozë politikë, ishin të shqetësuar për rezultatet "formalo-estetike" të këtij kompeticioni, kësaj gare regjisoriale të teatrit politik, me qëllim, të dëshmonin forcën, përgatitjen dhe mundësinë për fitore.
Është rasti i parë, më ekzistuesi që mund të imagjinohet, që politika shqiptare, i dha kaq shumë prioritet, ekuivalentit artistik, imazheve estetike e formale, të veprimtarive politike.
Luksi kongresual i politikës shqiptare, pavarësisht se ca i ekzagjeruar dhe jashtë mundësive ekonomike të shoqërise sonë, ishte i nivelit absolut në pamje. Nga veshjet e politikanëve e deri te mjetet e sofistikuara audiovizive, të transmetimit mediatik. Mendoj se, për nga vlerat formale, nuk pati ndonjë ndryshim të madh, si imazh dhe spektakël politik, kongresi i PD-së dhe i PS-së, në krahasim me konventat politike të Partisë Republikane dhe Demokrate në SHBA. “Amerikanizimi” i partive kryesore shqiptare, në pikëpamje të formës, përmes parimit të thjeshtë të imitimit, ka qenë me të vërtetë i përkryer.
Në thelb, nuk ka ndonjë gjë të keqe, që veprimtaritë politike, qoftë edhe kongreset e partive, të xhvishen nga koraca e veprimtarive totalisht serioze, militante me njerëz të karfosur në koracat e ideologjive parimore dhe të entuziazmit artificial. Në të vërtetë, kudo në botë, kongreset, konventat, kolokiumet politike me militantët, elektoratin dhe simpatizantët e partive politike, tashmë kanë filluar të bëhen më të lehta, më entuziaste më të suportueshme. Veprimtaritë politike kanë filluar të lehtësohen nga guacka e fortë politike, doktrinariste dhe të bëhen veprimtari të larmishme dhe të integruara. Në këtë kontekst, të dy kongreset e PS-së dhe të PD-së ishin veprimtari sinkretike, të nivelit evropian, në të cilat ishin bashkuar në mënyrë harmonike fjalimi politik me entuziazmin militant, veshjet luksoze me komponentët artistikë, efektet vizuale, të ndriçimit, me mjeshtërinë e lartë, të transmetimit mediatik.
Duket që, nuk janë hedhur kot paratë, për kompanitë realizuese, amerikane e italiane, që konceptuan, ndërtuan, menaxhuan dhe realizuan kongreset spektakolare të PS-së dhe PD- së. Padyshim, të kënaqur mbetën nga këto veprimtari të gjithë, liderët e veshur dhe të trukuar karizmatikisht, militantët në sallë dhe simpatizantët e tyre në opinionin publik.
Çfarë u tha në kongreset e PS-së dhe të PD-së?
Në fakt, u bënë shumë premtime. Madje, më shumë së çdo herë tjetër. Ndoshta i kanë bërë edhe llogaritë e faturave respektive. Megjithse, duke parë mundësitë e resurset e ekonomisë së vendit, si dhe gradualitetin e ritmeve të realizimeve e të mosrealizimeve në këto 15 vjet, vetvetiu, kur je i ftohtë, dhe të ka kaluar epidemia e entuziazmit fillestar, të krijohet një ndjenjë skepticizmi, për disa permtime butaforike, që në mënyrë evidente ka mundësi të mbeten të parealizuara. Euforia kongresuale, dominimi i efekteve të jashtme spektakolare, mungesa e hapësirës për më shumë dialog, debat e kundërshtim, bënë që këto kongrese të kalojnë “Rubikonin” e kongreseve të së kaluarës.
Me fjalë të tjera, nga kongreset skrupuloze të punës, të debatit dhe të diskutimit, një për një të objektivave të shifrave, treguesve, ritmeve, u kalua në pranimin konsensual, pa kundërshtim, pa kritikë e llogari të objektivave të deklaruara publikisht, nga Nano e Berisha. Kongreset e radhës, megjithë ndonjë ndryshim të vogël, pasi kongresi i PD-së ishte edhe zgjedhor, ndërsa i PS-së, vetëm kongresual, përsëri duket se ideatorët e ndërtimit të tyre, mundësuan “bombardimin e delegatëve” me efekte të jashtme, të fjalimeve të zgjedhura, të ndërtuara bukur, me sens mase, me muzikën, koncertin, efektet dhe shkëlqimin e të gjithë aksesorëve, duke larguar, në një farë mënyre, vëmendjen e tyre nga thelbi, për të cilin ishin mbledhur në kongres.
Kongreset e radhës duke i kushtuar vëmendje dhe merak look-ut, tingëllimit të jashtëm, aranxhimit si spektakël, temporitmit politik, e përqëndruan vëmendjen, në ndërtimin dhe vendosjen në vend, të çdo gjëje, në përputhje me konceptin e regjisurës artistike. Ato më shumë i dominoi efekti i jashtëm, arti, spektakli sesa përmbajtja dhe thelbi. Në këtë funksion ishte çdo gjë, dhe i vetmi merak, me sa duket, nga kryetarët e partive respektive, e deri te delegati më i thjesht, i zonave rurale ishin në merak, se si do të dilte kongresi i tyre. Mbivlerësimi i kongreseve si spektakël politik, u evidentua si element prioritar, sepse rezultatet tyre politike, diheshin paraprakisht dhe nuk pritej ndonjë gjë e paparashikuar.
Fjalime, të ndërtuara me sens mase, e “logjikë konvente”, gjestet, veshjet, efektet, fjalët, të ndërtuara në funksion të efektit emocional, psikologjik e moral.
Madje, padyshim, ka patur momente, në të cilat emocionaliteti i fjalimeve, shënoi kulme oratorie, sidomos kur liderët, folën me patetizëm, në vetën e parë, dhe për veten e tyre, apo gjate procesit të betimit, për integritet politik, moral e qytetar.
Dakord, kongreset mbaruan, dhe duhet thënë se ishin sukses për to. Mirëpo, efektet e spektakleve politike, sado të bukur e poetikë të jenë, ato janë afatshkurtër dhe me efekt provizor elektoral. Tani shqiptarët, pas dehjes nëpërmjet garës politike, nga kongreset “ala perëndimore” të PS-së dhe PD0së, kanë filluar të bëjnë llogaritë e para, të seriozitetit të premtimeve të tyre për periudhën 2005-2009. Tani, përballë elektoratit, nuk janë më efektet e jashtme artistike të kongreseve, por analiza, qëndrimi skeptik dhe dyshimi, për mundësitë që mund të ketë qeverisja e nesërme, për të plotësuar premtimet e lëshuara, në eterin artistik kongresual.
Tani ka filluar të kalojë emocioni kongresual i njerëzve dhe kanë filluar gjykimet racionaliste, për të zgjedhur modelin e qeverisjes së nesërme. Si do të jetë politika jonë nesër?
Si do të qeverisemi dhe kush do të qeveris këtë vend, për pesë vitet e ardhshme? Sa reale janë premtimet, për dyfishime rrogash, pensionesh, ndërtime banesash, hapje vendeve të reja të punës, studime të lira universitare, përmirësime në politikat arsimore, sociale, shëndetësore. Këtu është puna, dhe këtu nuk procedohet me efekte spektakolare. Skepticizmi i njerëzve nga politika është bërë konstant, sepse ka shumë raste kur nuk mbahen premtimet e dhëna në periudhë paraelektorale, jo 100%, se kjo është e pamundur, por brenda mundësive dhe “kodit moral”, me të cilin funksionon politika moderne. Në këto momente, partitë duhet të rishikojnë edhe njëherë koeficentin e sigurisë, së premtimeve kongresuale, të platformave respektve dhe të programeve të qeverisjes së ardhshme të vendit. Është më shumë morale, dhe e ndershme korrigjimi paraelektoral i shifrave të premtimeve entuziaste, që mund të kenë shpëtuar, për shkak të kompeticionit reciprok, sesa dështimi, nën nivelin modern të koeficientit moral të marrëdhënieve delikate, të politikës shqiptare, me elektoratin e saj edhe për 5 vitet e ardhshme…