Sondazhi i NDI-së dhe zgjedhjet e kërcënuara
12/05/2005 Sondazi i parë i saposhpallur, rreth parashikimit të zgjedhjeve politike në Shqipëri, i realizuar nga NDI (Instituti Nacional Demokratik amerikan, një institut shumë serioz ky, të paktën kështu i konsideruar deri më tani edhe në Shqipëri) nxjerr Partinë Demokratike si fituese me një rezultat prej 42%, pasuar nga PS-ja 34%, LSI-ja 11%, LZHK-ja 4% dhe të gjithë partitë e tjera së bashku që nuk arrijnë të kapin pragun elektoral 9%. Po të bëjmë supozime, bazuar në këtë parishikim të NDI-së, që pretendon se gabimi maksimal mund të jetë + ose – 3% (dhe kjo gjë është tani për tani e besueshme) i bie që probabilisht PD-ja të marrë drejtpërsëdrejti rreth 65 deputetë (diferenca prej 8 pikësh është e mjaftueshme për t’i dhënë fitoren asaj në pjesën dërmuese të zonave njëemërore), ndërsa PS-ja rreth 35 deputetë. Për efekt llogaritjeje të saktë supozojmë se PD-ja merr 65 deputetë, PS-ja 34 dhe LSI-ja 1 deputet, gjë që ka shumë mundësi të ndodhë në kushtet e sondazhit, ndërsa asnjë parti tjetër nuk ka arritur të marrë deputet në ndonjë zonë njëemërore. Duke korrektuar proporcionalin (pra duke llogaritur edhe 9% të partive të nuk arrijnë të futen në parlament) si dhe duke pasur parasysh formulën e llogaritjes së proporcionlait:- N = (A – B) [40/(40 + C)], ku N është numri i mandateve plotësuese që përfiton partia ose koalicioni; A është numri i mandateve që i caktohet partisë ose koalicionit sipas shkronjës “b”(llogaritet përqindja në fillim); B është numri i mandateve të fituara prej tyre në zonat njëemërore dhe C është shuma e mandateve të fituara, sipas pikave “i”, “ii” dhe “iii” ( këto pika parashikojnë fitimin e kandidatëve të pavarur, të ndonjë partie që nuk kalon pragun, ose teprica e partisë që fiton më shumë sesa proporcionali i saj”- i bie që PD-ja të mbetet me 65 deputetë, PS-ja të marrë nga proporcionali N=(52-34)[40/40+1) pra edhe të paktën 18 deputetë dhe me korrektim mund të kishte dhe një më shumë, dmth., PS-ja do të fitonte gjithsej rreth 52-53 deputetë. Me të njëjtën llogaritje, LSI-ja do të fitonte edhe rreth 15 deputetë, pra gjithsej 16 deputetë, LZHK-ja rreth 6-7 deputetë. Nëse do ta ndanim politikën shqiptare në dy kampet e saj kryesore i bie që e djathta të kishte rreth 71-72 deputetë, ndërsa e majta rreth 68-69 deputetë. Pra, bazuar në sondazhin në fjalë, dhe në supozimin e bërë, PD-ja praktikisht do të merrte pushtetin, duke krijuar një koalicion të brishtë me LZHK-në, ose një koalicion të fortë me LSI-në.
Para një mundësie të tillë, përdorimi i atij që sot ka marrë emrin “dushk” (dhe që ka të bëjë me devijimin e vullnetit të votuesve shqiptarë, duke shfrytëzuar një hapësirë ekzistuese që ka Kodi Elektoral dhe që krijon konfuzion në raport me Kushtetutën e vendit), nga ana e PS-së, do të ishte i pavlefshëm për arsye se ajo do të duhej të zvogëlonte vetveten, për të krijuar mundësinë e futjes së aleatëve të saj në parlament, madje, nëse në këto kushte e djathta do të përgjigjej më të njëjtën monedhë, atëherë përdorimi i “dushkut” do të rezultonte i “suksesshëm” për të. Përdorimi i “dushkut” për partinë që del e dyta në zgjedhje, pra për partinë që praktikisht dhe probabilisht merr më pak vende në parlament nga sa i takon të marrë në proporcional, është me shumë rrezik. Nëse do të besonim plotësisht sondazhin e mësipërm, si rezultat përfundimtar, në kushtet e tanishme, përdorimi i “dushkut” do të ishte në favor të PD-së dhe në disfavor të PS-së dhe krahut të saj. Këtë gjë po e ilustrojmë me një shembull të supozuar në kushtet e sondazhit të NDI-së. Supozojmë se PD-ja dhe PS-ja do të transferonin secila prej tyre gjysmën e proporcionlait tek aletatët, përkatësisht te Partia Republikane (etj.), dhe te Partia Socialdemokrate (etj). (Sondazhi i NDI-së iu jepte këtyre dy partive përkatësisht PR-së rreth 2% dhe PSD-së rreth 1%). Në rastin e një transferimi të proporcionalit, pra të një “dushku” të supozuar më sipër, dhe supozimit të bërë më parë, do të kishim këtë panoramë: PD-ja 65 deputetë, dhe 21% në proporcional, PS-ja 34 deputetë dhe 17% në proporcional (LSI-ja 11%, LZHK-ja 4%, siç ishin), PR-ja 23%, PSD-ja 18% etj. Në këtë rast, shpërndarja e vendeve të proporcionalit në parlament do të ishte afërsisht: PD-ja dhe PS-ja nuk do të përfitonin më, pra PD-ja 65 deputetë, PS-ja 34 deputetë, LSI-ja 1 direkt plus proporcionalin, i cili do shpërndahej sipas formulës së përmendur më sipër e që do të rezultonte: PR-ja rreth 17 deputetë, PSD-ja 13 deputetë, LSI-ja rreth 7 deputetë (të tjerë, pra gjithsej 8), LZHK-ja 3 deputetë. Siç shikohet devijimi i vullnetit popullor do të ishte shumë i madh. Në raportin e majtë - e djathtë, e djathta do të kishtë 85 deputetë (nga 72 që do kishte realisht pa “dushk”), ndërsa e majta 55 deputetë. Imagjinoni sikur këtë gjë ta bënte vetëm njëra palë, çfarë devijimi do të ndodhte, për shkak të devijimit mund të merrte pushtetin edhe krahu që ka fituar më pak vota dmth., që ka më pak mbështetje në elektoratin shqiptar.
Nëse do të aplikohej “dushku” (ose nëse ai nuk do të parandalohet me ligj) do të rezultojnë dy elementë thelbësorë: Së pari, nga ky lloj devijimi do të dilnin të humbura dy partitë që sigurojnë hyrjen në parlament me forcat e tyre, bazuar në proporcional, pra LSI-ja dhe LZHK-ja, të cilat do të përgjysmoheshin, dhe së dyti, do të dilte e humbur partia që del e dyta në zgjedhje dhe që proporcionalin do ta kishte më të fortë se maxhoritarin e saj, në rastin e sondazhit PS-ja. Në kushtet në të cilat ndodhet politika shqiptare, ku dy partitë kryesore nuk e kanë sigurinë e mjaftueshme se do të fitojnë maxhoritarin, aq më pak ata që shpikën “dushkun”, transferimi i proporcionalit do të ishte fatal, jo vetëm për vetë zgjedhjet, por edhe për aplikuesit vetë. Praktikisht bazuar në sondazhin e saposhpallur, secila prej dy partive që deri më sot rezultojnë më të mëdhatë, e ka të sigurtë fitoren e një numri prej të paktën 50 deputetësh në parlament, shifër kjo shumë e konsiderueshme për një opozitë solide dhe pothuajse e mjaftueshme për të bllokuar inniciativa që kërkojnë një shumicë prej më shumë se 50% në parlament, siç janë ato që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, me ndryshimin e strukturës së qeverisë etj.
Por, nuk duhet lënë që puna të shkojë deri aty sa të mbetet në deshirën e partive ta realizojnë, apo jo, “ala-dushkun”. Mbetet jetike për zgjedhjet miratimi i amendamentit të propozuar nga opozita, për unifikimin e votës së kandidatit me atë të partisë, për të pasur një luftë të pastër në konkurrimin për zgjedhjet. Ky amendament do të hapte rrugë për krijime dhe bashkëpunime jo vetëm të ligjshme, por edhe të moralshme, që nuk lejojnë devijimin e vullnetit të elektoratit shqiptar. Ndryshe, zgjedhjet do të shënonin sërish një turp për politikën shqiptare.
***
Sondazhi i udhëhequr nga amerikanët, duhet konsideruar me seriozitetin që i takon. Socialistët e kanë kundërshtuar, madje ironizuar sondazhin, megjithëse deri më tani një pjesë e mirë e politkanëve të rinj brenda saj, janë trajnuar në këtë institut dhe kanë marrë çertifikata kualifikuese. Përkundrazi, demokratët e kanë quajtur sondazhin shumë realist. Pavarësisht nga kundërshtimi apo euforia e tepruar në lidhje me sondazhin, partitë duhet ta marrin atë si referencën e parë për të zbuluar raportin e tyre me zgjedhësit shqiptarë. Sidoqoftë, deri në zgjedhje ka akoma kohë. Kryesorja është që ato të jenë në përputhje më vullnetin e popullit shqiptar. Të tjerat janë dytësore.