Ndahet nga jeta ish-kryetari i degës së PD-së së Vlorës
Ismet Mersini, njeriu i ndershëm punëtor e antikomunist, i njohur për kontributin e tij të pamohueshëm për riorganizimin dhe ringritjen e degës së PD-së së Vlorës, gjatë dhe pas ngjarjeve të vitit 1997
Dy ditë më parë në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta Ismet Mersini, ish-kryetar i PD-së së Vlorë në vitet 1997 – 2001, si dhe ish-anëtar i kryesisë së PD-së në vitet 1999 – 2001. Për familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij, ndarja nga jeta e Ismet Mersinit është një humbje e madhe. Ismet Mersini njihet si një familjar, bashkëshort shembullor, e baba i përkushtuar, i cili rriti, edukoi dhe arsimoi tri vajza.
I lindur në Vlorë në 3 maj 1939 në një familje patriotike dhe atdhedashëse, Ismet Mersini u arsimua për ekonomi dhe deri para vitit 1990 ka ushtruar profesionin e ekonomistit, disa herë edhe drejtues institucionesh.
Lëvizjet për demokraci në fund-vitin 1990 e gjen Ismet Mersinin, si një përqafues dhe aktivist të ideve demokratike, si edhe një nga anëtarët e parë të PD-së në Vlorë. Kontributi i tij në krijimin dhe organizimin e strukturave të PD-së në Vlorë është i njohur për shumë nga bashkëpunëtorët e tij.
Pas fitores së demokracisë në zgjedhjet e vitit 1992, Ismet Mersini mori postin e zëvendësdrejtorit të Albetrolit.
Në ngjarjet e vitit 1997 Ismet Mersini ishte kryetar i degës së PD-së në Vlorë.
Kjo periudhë, deri në vitin 2001, vit në të cilin ai mbajti këtë detyrë, për bashkëpunëtorët e tij ka qenë një periudhë ku ai shpalosi edhe një herë më së miri karakteristikat e tij, si anikomunsit, i ndershëm dhe punëtor, me një kontribut të madh dhe të pamohueshëm për riorganizimin e degës së PD-së në Vlorë. Për këtë kontribut, në vitin 1999 ai zgjidhet edhe anëtar i kryesisë së PD-së, detyrë që e mbajti deri në vitin 2001.
Lidhjet e tij me PD-në, si edhe kontributi i tij për këtë forcë politike, vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës së tij. Në këtë ditë të ndarjes nga jeta, mijëra qytetarë të Vlorës, miq e të afërm, i kanë shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve të tij, ndërsa mësohet se turpi i pa jetë do të përcillet sot rreth orës 14.00, në banesën fundit.