E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja e Parlamentit

16-10-2012 / Gazeta 55

Rama kërkon dy Kryeministra në Parlament, se nuk sheh perspektivë për të ardhur në pushtet

Duke iu referuar rregullores së parlamentit, kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky problem nuk ekziston në marrëveshjen e nëntorit, ndërsa i bëri thirrje Edi Ramës për kompromis, pasi bllokimi i këtyre reformave do të sillte pasoja të pallogaritshme për vendin dhe Partinë Socialiste. Kryeministri theksoi se rregullorja e parlamentit shqiptar është sipas modelit të Parlamentit Evropian.
Por, tha kryeministri, Rama e ka problemin diku tjetër; kërkon dy kryeministra në parlament se nuk sheh perspektivë tjetër për të ardhur në pushtet.
“Atëherë të krijojmë dy pushtetin  kushtetues, të krijojmë dy kryeministra në Kushtetutë dhe kjo vetëm e vetëm, sepse ti nuk sheh perspektivë për të ardhur në pushtet, se ti e ke të qartë, siç pati thënë një miku im, se je politikan i mrekullueshëm, por je për kohë të gjatë, të gjatë, të gjatë, në opozitë. Kështu i tha në zyrën e tij. Si ka mundësi të kërkosh të krijohen në vend dy kryeministra dhe kjo vetëm për faktin se ti nuk fiton zgjedhjet!”, theksoi ai.
Për sa i përket ligjit të Shërbimit Civil, Berisha tha se është hartuar i tërë me konsulencën e përzgjedhur nga Bashkimin Evropian.
“E ftoj të bëjë çfarë vërejtjesh ka për çdo nen të tij, vetëm të ruhen standardet, sepse është ligj që monitorohet me shumë vëmendje, dhe le t’i votojmë bashkërisht”, përfundoi Kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›