E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i autostradës Tiranë–Durrës, qarkullimi, në një korsi



Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njoftoi dje se prej disa ditësh ka filluar rikonstruksioni i autostradës Tiranë – Durrës. Për këtë arsye trafiku dhe qarkullimi i automjeteve do të bëhet në një korsi, i alternuar. Nga ana e ministrisë dhe instancave përkatëse janë marrë të gjitha masat që të minimizohen efektet e kësaj ndërhyrjeje. Ndërhyrja konsiston në riparimin e pjesshëm të shtresave asfaltike dhe sistemimin e kanaleve anësore nga Tirana deri në Vorë. Punimet po kryhen nga firmat “Euroteorema” dhe “Salillari”. Aktualisht ka nisur puna në njërin krah të autostradës, në krahun e djathtë atë që shkon nga Tirana drejt Durrësit, duke filluar nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Dajlanit në një gjatësi prej 30 km për të kaluar më pas në krahun tjetër të saj. Rehabilitimi do të bëhet brenda një afati të shkurtër kohor prej 5 muajsh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›