Imuniteti, Berisha: Referendumi ne fuqi, per aq kohe sa nuk voton Kuvendi Eva Gjura
Gjate vizites zyrtare ne Slloveni, Kryeministri Berisha ka marre mbeshtetjen e homologut te tij slloven, Janez Jansa, ne lidhje me perpjekjet qe po ben qeveria shqiptare per realizmin reformave integruese te vendit ne BE. Duke u ndalur tek ceshtjet me te debatueshme ne vend, heqja e imunitetit te zyrtareve te larte, Kryeministri Slloven eshte shprehur se ceshtja e imunitetit ne Shqiperi duhet te zgjidhet ashtu sic e kerkojne standardet e BE, ndersa i ka bere thirrje opozites qe te mos bllokoje realizmin e ceshtjeve qe lidhen me integrimin e vendit. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka vleresuar mbeshtetjen e qeverise sllovene dhe ka theksuar se heqja e imunitetit nuk behet per te fituar kapitale politike, heqja e imunitetit behet per te bere politiken shqiptare te barabarte para ligjit.
Kryeministri Berisha
Duke vleresuar diskutimin e djeshem ne parlament per heqjen e imunitetit, Kryeministri Berisha eshte shprehur se imuniteti eshte nje ceshtje madhore. “Heqja e imunitetit nuk behet per te fituar kapital politik, forcat politike. Heqja e imunitetit behet per te bere politiken shqiptare, zyrtaret shqiptare, me civil te barabarte para ligjit me qytetaret e tjere”, - u shpreh Berisha. Me tej, ai ka shtuar se heqja e imunitetit eshte nje nga kerkesat nder me te drejtat dhe legjitimet te BE. Duke rikonfirmuar qendrimin e tij pro referendumit per sa kohe parlamenti nuk voton heqjen e imunitetit, Berisha u shpreh se “vendet e lira nuk mund te pranojne qe zyrtaret e tyre te jene imun per keq veprimet qe bejne ne drejtim te korrupsionit dhe krimit te zakonshem. Per mua nuk kane rendesi rruget, rendesi absolute ka heqja e imunitetit. Natyrisht pas nje serie deshtimesh per ta hequr ne rruge parlamentare per shkak te kundershtimit te pales tjeter, ne kemi vendosur t’i drejtohemi popullit per referendum dhe absolutisht opsioni i referendumit mbetet ne kembe dhe operativ qe ne momentin qe parlamenti nuk do te votoje heqjen e tij”.
Kryeministri slloven
Qeveria sllovene ka vleresuar dhe mbeshtetur perpjekjet e qeverise shqiptare per heqjen e imunitetit. “Ne vleresojme te gjitha arritjet, marreveshjet qe jane realizuar mes mazhorances e opozites. Vleresojme edhe qe BE pret qe ky trend do te ece edhe me tej dhe opozita ne Shqiperi, ne vendimmarrjet ku eshte zeri i saj, kur kjo nevojitet per ecjen perpara te vendit ne BE. Besojme se opozita nuk do ta shfrytezoje kete si nje tendence te brendshme politike. Por do te ofroje bashkepunimin aty ku duhet 3/5 e votave. Edhe kur kemi te bejme me heqjen e imunitetit, po ashtu, kjo eshte nje gje qe duhet te respektohet, sepse ne kuptimin europian, kjo nuk mund dhe nuk duhet te jete nje matje e forces mes mazhorances dhe opozites, por duhet te jete nje bashkepunim i te gjitha forcave politike qe ky hap te arrije sa me pare. Nese BE vendos disa kushte, te cilat duhet te plotesohen, atehere shteti kandidat, sa me pare t’i plotesoje keto kushte aq me afer pikesynimit te saj eshte”, - u shpreh Kryeministri Slloven.
Sllovenia vlereson moton e Shqiperise ne drejtimin e KiE
Nje pritje te vecante, Kryeministrit Berisha gjate vizites se tij zyrtare ne Slloveni i kishte rezervuar edhe presidenti slloven, z. Danilo Turk, i cili vleresoi marredheniet shume te mira qe ekzistojne midis dy vendeve dhe dinamizmit qe pritet ne bashkepunimin ekonomik, per te cilin shprehu interesin per ta zgjeruar e thelluar edhe me tej. Presidenti slloven ka shprehur kenaqesine e tij qe Shqiperia kryeson Komitetin e Ministrave te Keshillit te Europes. Ne takim u diskutua mbi prioritetet e kryesise shqiptare te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes dhe kontributin qe vendi yne mund te ofroje ne kete drejtim ne shume aspekte, nje nder te cilat eshte bashkepunimi rajonal apo afrimi i pranveres arabe me Keshillin e Europes dhe ndihma qe mund t’u jepet ketyre vendeve nga pervoja e ketij te fundit. Presidenti i vleresoi keto arritje si shume inkurajuese perfshire edhe realizimin me sukses te reformes zgjedhore dhe shprehu gjithashtu vleresimin per prioritetet e kryesise shqiptare te Keshillit te Ministrave te KiE, ne vecanti ato qe lidhen me rajonin apo pranveren arabe, duke e cilesuar kete si nje kontribut te rendesishem qe Shqiperia, si nje vend multi-religjioz, mund te jape ne kete drejtim.
Kryeparlamentari slloven: Shqiperia meriton te jete sa me shpejt anetare e BE
Gjate vizites se tij ne Slloveni, Kryeministri Berisha eshte takuar edhe nga Presidenti i Asamblese Parlamentare te Sllovenise, z. Gregor Virant. Gjate takimit, te dy personalitetet kane vleresuar marredheniet shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve dhe kane shprehur vullnetin e plote per te zhvilluar dhe zgjeruar edhe me tej bashkepunimin ne te gjitha fushat, ne vecanti, ne fushen ekonomike, kulturore dhe ne fushen e investimeve. Presidenti i Asamblese Parlamentare sllovene, i rikonfirmoi Kryeministrit mbeshtetjen e plote te Sllovenise per te gjitha perpjekjet e Shqiperise per anetaresimin e saj ne BE. Gjate bashkebisedimit, Kryeministri Berisha beri nje ekspoze te reformave dhe arritjeve te rendesishme qe kane ndodhur ne Shqiperi gjate gjithe kesaj periudhe, ne te gjitha fushat. Ai rikonfirmoi edhe njehere vullnetin e plote te qeverise shqiptare per te forcuar edhe me tej bashkepunimin ne te gjitha fushat, ne vecanti per sa i perket thithjes se investimeve sllovene ne Shqiperi. Nga ana e tij, Presidenti i Asamblese Parlamentare te Sllovenise ka vleresuar ecurine e jashtezakonshme te Shqiperise, gjate viteve te fundit, ne procesin e integrimit ne BE dhe i uroi Berishes qe Shqiperia te jete sa me shpejt anetare e plote e BE. Gjithashtu, ne takim eshte vleresuar rendesia e dimensionit parlamentar, si ne konsolidimin e marredhenieve shume te mira dypaleshe, ashtu edhe ne ecjen perpara me projektin madhor te anetaresimit te Shqiperise ne BE.