E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Shtresat në nevojë, qeveria të ndërhyjë

Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, këmbën
guli dje se qeveria ka dështuar me
premtimin e saj për të luftuar monopolet. Sipas
tij, me monopolet nuk ka ndodhur asgjë
tjetër veçse ato kanë kaluar nga në shërbim të
ish-qeverisë socialiste, tashmë në shërbim të
plotë të Berishës. Prifti mendon se asnjë monopol
nuk është çmontuar në këto vite qeverisjeje
që ka Sali Berisha. "Prandaj vazhdojnë
të rriten çmimet e të gjitha produkteve bujqësore
dhe blegtorale, se importet e tyre janë fiksuar
në dy-tri kompani, të cilat sponsorizojnë
dhe i shërbejnë qeverisë dhe qeveritarëve",
konstatoi ai. Lëvizja Socialiste për Integrim,
duke e konsideruar veten si pjesë e shëndoshë
e së majtës kërkon që shteti të impenjohet seriozisht
dhe donatorët ndërkombëtarë të impenjohen
seriozisht. Duke dashur që të krijohet
një rrjet të mbrojtjes shoqërore në Shqipëri,
për krijuar një sistem që mbron shtresat
në nevojë e shtresat më të varfra në Shqipëri.
"Janë hedhur miliona dollarë investime
nga projekte të ndryshme të Bankës Botërore
për të ngritur një rrjet të mbrojtjes shoqërore
që sot nuk ekziston fare", tha Prifti. Duke shtuar
se braktisja ndaj shtresave në nevojë është
shumë evidente, është duke ndodhur çdo
ditë dhe kjo qeveri, pavarësisht se është e djathtë
dhe nuk i ka shumë elementare dhe brenda
programit mbrojtjen e shtresave në nevojë, duhet
të jetë mbi të gjitha shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›