Qeveria: Po na bëjnë presion për ARMO-n
Qeveria ka pranuar në minutën
e fundit se në tenderin për
shitjen e shoqërisë publike të
rafinimit dhe shitjes së naftës,
ARMO, mund të ketë edhe shoqëri
të dyshimta. Neritan Alibali, zëvendësministri
i Energjetikës, deklaroi
publikisht dje se frika nga
blerësit e dyshimtë e ka detyruar
qeverinë të autorizojë shërbimet
sekrete për të hetuar në lidhje me
kompanitë që kanë dërguar zyrtarisht
oferta për blerjen e ARMO-s.
"Ne u jemi drejtuar shërbimeve
sekrete për ndihmë, por edhe ambasadave
të huaja që të na ndihmojnë
për të hetuar këto firma",
tha Alibali. Ministria e Energjetikës
garanton se procesi i shitjes
së ARMO-s do të jetë transparent,
ndonëse ka pranuar se mbi qeverinë
janë rritur presionet nga lobime
të ndryshme me interesa gjeostrategjike.
"Sidomos ditët e fundit,
nga rrethe të caktuara dhe reflektime
të tyre, janë rritur në maksimum
presionet lobiste në drejtim
të privatizimit të ARMO-s. Dua t‘ju
garantoj që qeveria dhe METE,
nuk influencohen aspak prej tyre
dhe akuzave të hedhura në opinionin
publik. Por do të dëshironim
që forca të ndryshme politike, për
asnjë arsye, të mos përfshiheshin
në presione të tilla, të cilat, do ta
dëmtonin procesin e privatizimit",
vijoi Alibali. Qeveria thotë se privatizimi
i ARMO-s është një interes i
madh kombëtar dhe si i tillë është
e interesuar që fituesi të jetë një
kompani e fuqishme, me investime
serioze, që t‘i shërbejë zhvillimit
të Shqipërisë dhe interesave
të saj strategjike kombëtare.
e fundit se në tenderin për
shitjen e shoqërisë publike të
rafinimit dhe shitjes së naftës,
ARMO, mund të ketë edhe shoqëri
të dyshimta. Neritan Alibali, zëvendësministri
i Energjetikës, deklaroi
publikisht dje se frika nga
blerësit e dyshimtë e ka detyruar
qeverinë të autorizojë shërbimet
sekrete për të hetuar në lidhje me
kompanitë që kanë dërguar zyrtarisht
oferta për blerjen e ARMO-s.
"Ne u jemi drejtuar shërbimeve
sekrete për ndihmë, por edhe ambasadave
të huaja që të na ndihmojnë
për të hetuar këto firma",
tha Alibali. Ministria e Energjetikës
garanton se procesi i shitjes
së ARMO-s do të jetë transparent,
ndonëse ka pranuar se mbi qeverinë
janë rritur presionet nga lobime
të ndryshme me interesa gjeostrategjike.
"Sidomos ditët e fundit,
nga rrethe të caktuara dhe reflektime
të tyre, janë rritur në maksimum
presionet lobiste në drejtim
të privatizimit të ARMO-s. Dua t‘ju
garantoj që qeveria dhe METE,
nuk influencohen aspak prej tyre
dhe akuzave të hedhura në opinionin
publik. Por do të dëshironim
që forca të ndryshme politike, për
asnjë arsye, të mos përfshiheshin
në presione të tilla, të cilat, do ta
dëmtonin procesin e privatizimit",
vijoi Alibali. Qeveria thotë se privatizimi
i ARMO-s është një interes i
madh kombëtar dhe si i tillë është
e interesuar që fituesi të jetë një
kompani e fuqishme, me investime
serioze, që t‘i shërbejë zhvillimit
të Shqipërisë dhe interesave
të saj strategjike kombëtare.