Islami: Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor të mbarojë brenda verës
Partia më e madhe e opozitës po angazhohet tërësisht për përmbylljen e reformave kryesore në vend. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Kastriot Islami, tha dje se brenda sezonit të verës do të mund të mbarohet ndërhyrja në Kodin Zgjedhor. Nga ana tjetër, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, mendon se duhet filluar puna për të shqyrtuar pikat e mbetura në kuadër të reformës në drejtësi. Duke iu referuar paktit kombëtar për reformën në drejtësi, deri më tani ka kaluar vetëm ligji për pushtetin gjyqësor. Pritet që të shqyrtohen edhe ligjet për prokurorinë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe një sërë ligjesh të fushës së drejtësisë.
Islami
Kastriot Islami vlerësoi dje se reforma zgjedhore do të përfundojë brenda sesionit parlamentar të verës. Sipas tij, reforma pritet të kalojë në aspektin ligjor, sepse konceptimi i saj përmes përcaktimit të sistemit zgjedhor është i qartë, nëpërmjet amendamenteve kushtetuese. "Partia Socialiste ka tashmë një platformë të qartë dhe për më tepër me një përcaktim kushtetues", siguroi Islami. Ndërsa sqaroi se një grup i rëndësishëm juristësh po e detajojnë dhe po e përkthejnë atë në nene, që do të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor. Islami garantoi se të gjithë mekanizmat parlamentarë janë prezent dhe në momentin që do të jenë të gatshme këto përcaktime, përmes neneve ligjore, Parlamenti shqiptar do të realizojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe plotësimin e asaj që quhet reformë zgjedhore. Deri më tani, në kuadër të reformës zgjedhore, është bërë e mundur vetëm ndryshimi i Kushtetutës për sa i takon sistemit zgjedhor dhe listave të kandidatëve për deputetë.
Leskaj
Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, vlerëson se qeveria duhet të furnizojë me projekte dhe projektligje Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore. Duke iu referuar reformës në sistemin e drejtësisë, Leskaj shtoi se, komisioni ka se me çfarë të merret. "Ai mund të diskutojë qoftë për elementet e paktit, qoftë për vendosjen e një rendi prioriteti sa u takon çështjeve që do diskutohen e që përbëjnë reformën në sistemin e drejtësisë", theksoi Leskaj. Ndërsa shpresoi që brenda javës komisioni të fillojë një lloj pune. Drejtuesja e deputetëve socialistë u ndal edhe te çështja e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore. "Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, se jemi të hapur që brenda nënkomisionit, brenda të gjithë procesit të reformës, të ketë një diskutim të hapur edhe për çështjen e imunitetit", u shpreh Leskaj.