“Imuniteti, bashkë me paketën”
Imuniteti i deputetëve duhet të trajtohet brenda paketës për reformën në drejtësi.
Aristir Lumezi
Kjo ishte përgjigja që kryesocialisti Edi Rama i dha dje Kryeministrit Berisha, pas deklaratës së tij se është rënë në ujdi me socialistët për miratimin e një ligji për imunitetet. “Imuniteti është një çështje për të cilën ne e kemi deklaruar publikisht, se jemi të hapur të diskutojmë, por ajo nuk mund dhe nuk do të jetë për sa na takon, një çështje e veçuar nga diskutimi i thelluar i të gjithë problematikës së Paktit Kombëtar për Drejtësinë”, tha Rama. Këtë deklaratë, Rama e bëri në tryezën e organizuar nga fondacioni “Qemal Stafa” dhe Komisioni i Jashtëm i Asamblesë Kombëtare socialiste, me temë “Shqipëria drejt Integrimit Evropian: Përcaktimi i Prioriteteve”. Por sipas kreut socialist, Kushtetuta pritet të preket sërish pas një diskutimi të gjerë. “Nuk do të jetë as një arsye për t’u rifutur në Kushtetutë, për një element të vetëm. Por do të jetë pjesë e një ndërhyrjeje më të gjerë, për të cilën duhet të ketë një diskutim të madh, publik dhe e cila duhet të vijë si rrjedhojë e asaj vetëdije që mishërohet në Paktin Kombëtar për Drejtësinë dhe atij angazhimi që forcat politike duhet të marrin për këtë pakt”, tha Rama. Për reformën në drejtësi, kreu socialist u shpreh se politika duhet të qëndrojë larg saj. “Ne jemi nismëtarë të hedhjes së një hapi shumë të rëndësishëm për ekuilibrat e shtetit në Shqipëri dhe përforcimin e drejtësisë dhe të rolit të saj, përmes Paktit Kombëtar për Drejtësinë, që e kemi propozuar konkretisht, ku përfshihen të gjitha problemet e nënvizuara edhe në Progres Raportin e 2007-ës, dhe ku në themel kemi vendosur vetëdijen se politika duhet të largojë një herë e mirë duart nga drejtësia”, tha Rama. Duke folur për proceset integruese të vendit, duke iu referuar raport-progresit, Rama tha se, “Progres Raporti” flet për një kapacitet shumë të kufizuar institucional të Ministrisë së Integrimit Evropian. Thekson si shkak lëvizjet e stafit, të cilat ne jemi të vetëdijshëm se janë bërë bazuar në kritere jo meritokratike, por politike”. Kryetari i Komisionit, Taulant Balla, tha se “Partia Socialiste, përmes këtyre tryezave me ekspertë të të gjitha fushave, synon përgatitjen e një programi qeverisës të implementueshëm dhe efektiv”. Kuptimi i prioriteteve të integrimit evropian dhe ngritja e mekanizmave dhe strategjive sektoriale për plotësimin e këtyre prioriteteve, është themel i besueshëm në suksesin e procesit të integrimit”.