E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i Neranxit, Kuvendi e voton më 23 Prill

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se kuvendi duhet ta heqë imunitetitn e këtij deputeti ashtu sic bëri edhe për dy deputetët e tjerë. Nen akuzen per evazion fiskal, Prokuroria i kerkon Kuvendit imunitetin e Neranxit 

TIRANE-Këshilli i Rregullores dhe Imunitetit ka vendosur të votojë në seancën e së enjtjes të javës tjetër (23 Prill) për heqjen apo jo të imunitetit të deputetit të LSI-së Nikollaq Neranxi. Gjatë mbledhjes Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se kuvendi duhet ta heqë imunitetitn e këtij deputeti ashtu sic bëri edhe për dy deputetët e tjerë Basha dhe Mediu. Vetë Neranxi nuk ka qenë në mbledhje, por ka dërguar në një letër pretendimet e tij. Prokuroria ka depozituar disa javë më parë në kryesinë e Kuvendit kërkesën për imunitetin e Neranxit duke e akuzuar evazion fiskal, akuza që janë hedhur poshtë nga deputeti i LSI-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›