Imuniteti, si zgjidhje qe ben dhe s'ben pune
Nga Valentina Leskaj
Cfare po kerkon opozita me propozimin e saj, per shqyrtimin dhe votimin e njekohshem, te te dyja propozimeve dhe a bie kjo ndesh me Brukselin? Ne synojme hapjen e nje procesi serioz e perfshires, per ndryshimet ne Kushtetute, qe i kontribuon nje sistemi drejtesie te pavarur e te qendrueshem, e qe propozimet per ndryshimet kushtetuese te mos diskutohen e votohen dy here brenda muajit, po ne nje pakete. Propozimi i opozites, ne thelb synon disa garante per sistemin e drejtesise, qe e bejne edhe kufizimin e imunitetit eficent, ne luften kunder korrupsionit. Kush mund te thote se ky propozim bie ndesh me Brukselin? Kush mund te thote se Brukselit i intereson vetem data dhe jo nje reforme, qe i kontribuon pavaresimit te drejtesise, qe e ka kerkuar ne cdo raport te tij?
Nese e keni seriozisht punen e luftes kunder korrupsionit, atehere nuk ka arsye te refuzoni nje propozim qe e ben eficente kete lufte. Me sa duket, ju nuk jeni te interesuar per kete, e ne kete rast pergjegjesine nuk mund t'ia kerkosh opozites.
***
A e zgjidh vetem imuniteti problemin e korrupsionit? A vjen nga imuniteti pandeshkueshmeria? Precedentet kane treguar qe jo. Edhe pse nuk eshte i vetmi mjet, ne kushtet e nje sistemi funksional te ndarjes se pushteteve, padyshim qe kufizimi i imuniteteve ben shume pune. Po ne kushtet e sistemit tone, te kapur nga pushteti, heqja e imunitetit pa forcimin e garanteve te sistemit, mbetet ne leter, si shume ligje qe kemi miratuar ne kete parlament. Ajo qe ne po kerkojme sot, eshte as me pak e as me shume, po nje kufizim imuniteti te garantuar nga sistemi, nga nje sistem drejtesie i pavarur nga pushteti. Sot kemi nje sistem drejtesie qe e ka bere te pavlere lenien e imunitetit nga pushtetaret, dhe jo nje here, por ne disa raste. Sa i takon opozites, ajo ka qene dhe eshte pa imunitet faktik. Deputetet e opozites jane te pergjuar ne cdo hap, jane neper gjyqe e te denuar per fjalen e lire. Jane 18 ceshtje gjyqesore, te hapura ndaj 10 deputeteve, e per cfare? Per fjalen e lire, ne ushtrimin e funksionit te deputetit. Deputete te opozites, kane lene imunitetin e kane shkuar ne prokurori per 21 janarin. Dhunuesit, edhe pse pa imunitet, jane te lire, edhe pse jane vrare 4 vete. Ata qe shtine mbi popullin protestues, ne 21 janar, nuk i mbrojti imuniteti. I mbrojti pushteti politik, me gjykatat e kapura.
Sot kemi precedentin e nje gjykate, qe hodhi poshte ekspertizen e Prokurorise, ekspertizen e FBI-se dhe te autoriteteve amerikane, duke nxjerre te pafajshem, autorin e fshirjes se filmimeve, ku implikohen jo vetem ata qe gjuajten me arme ndaj protestuesve, por edhe ata qe urdheruan. Imuniteti qe mbron ata qe qelluan mbi popullin protestues, eshte nje imunitet qe nuk buron nga ligji, po nga shkelja e ligjit, buron nga pushteti politik. Ai qe fshiu filmimet nuk eshte as deputet, as gjyqtar, nuk ka imunitet. Ai u be i paprekshem, jo se ka imunitet, po se ka ne anen e tij pushtetin, qe ka uzurpuar gjyqesorin. Ne po kerkojme qe ta heqim mundesine e sundimit te imunitetit politik, mbi ate ligjor. Te garantojme institucione qe nuk veprojne nen friken e pushtetit te radhes, po te respektit ndaj ligjit, dhe ky eshte kontribut direkt per integrimin. Kjo nuk eshte as per PS-ne, as per PD-ne, po per Shqiperine. Nje sistem me garante, eshte nje sistem drejtesie ku te gjithe jane te barabarte perpara ligjit. Imuniteti duhet hequr pa asnje hezitim, opozita e ka votuar ne Komision. Po, sa kohe qe nuk mjafton per te luftuar korrupsionin, dhe kete e pranoni edhe ju, duhet bere e gjithe paketa qe e ben eficent heqjen e imunitetit, dhe qe e ben serioz diskutimin per ligjin themeltar te shtetit.