E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larg e me larg bashkepunimit

Nga Mimi Kodheli

Pjese e ndryshimeve kushtetuese, sic tashme e dime te gjithe, eshte edhe diskutimi mbi imunitetin, diskutim ky i marre shpesh here ne dore. Por, ka qene opozita dhe kryetari i saj pa imunitet, te cilet qe ne vitin 2008 ka diskutuar pa hezitim mbi heqjen apo kufizimin e tij. Prej vitit 2008 shume gjera kane ndryshuar ne jeten politike shqiptare, por mendoj se nje gje vazhdon te mbetet qellimisht e pandryshuar: politika qeverisese e pandeshkueshmerise, madje ai eshte bere natyre e dyte e ketij pushteti. Dhe per ta justifikuar kete nivel pandeshkueshmerie korrupsionin galopant apo vjedhjen qe i behet ketij vendi, pavaresisht se korrupsioni rritet per cdo dite, jane perdorur dhe perdoren te gjitha mjetet. Nje nder to eshte fajesimi i opozites, madje fajesimi i opozites tashme ka mbetur vertet e vetmja rruge per te justifikuar deshtimet, te gjitha deshtimet: mjedisore, ekonomike, politike, morale, historike. Diskutimi mbi Imunitetin, eshte vetem nje pikenisje po jo nje pikemberritje. Te gjithe e dine se imuniteti eshte hequr pa asnje pengese kur kjo eshte kerkuar nga organet kompetente, po askush nuk eshte ndeshkuar kur fjala ka qene per qeveritare te larte apo ministra.

Maxhoranca thote se opozita, e paska problem heqjen e imunitetit, madje kerkon ta bllokoje statusin e kandidatit per Shqiperine. Kjo, zoterinj, eshte nje propagande e dalur boje ndaj ju sugjeroj te nderroni taktike perpara se te beheni qesharake. E kunderta ka ndodhur: nga 12 detyrat e shtepise qe Komisioni Europian i ka lene Shqiperise, deri me sot jane permbushur vetem ato qe kane lidhje te drejtperdrejt me kontributin e opozites ne kete proces. Pergjigjen me te mire mbi ecurine e Shqiperise ne rrugen e integrimit dhe permbushjen e 12 prioriteteve e dhane perpara pak ditesh dy funksionare te larte Europiane, Komisioneri per Zgjerimin Fyle dhe ambasadori i BE-se ne Tirane Sequi, te cilet listuan ne menyre te sintetizuar arritjet e deritanishme dhe veprimet konkrete qe duhen permbushur deri ne shtator, ne menyre qe te sigurohet nje mase kritike reformash te nevojshme per statusin e vendit kandidat. Nderkaq, dita e sotme nuk perfaqeson as ndonje afat kohor te percaktuar nga Brukseli, as ndonje date te shenuar, te vendosur bashkerisht e me konsensus nga forcat politike, per te votuar kufizimin e imunitetit. Kufizimi i imunitetit ne asnje rrethane nuk mund te barazohet me permbushjen e detyrimeve qe ka ky vend sidomos ne luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Per ne, kufizimi i imunitetit duhet te shoqerohet me masa te qarta antikorrupsion. Qeveria pasi privatizoi gjithe pasurine kombetare per 5 aspra, kerkon te privatizoje edhe flamurin e integrimit ne BE me pretendimin se heqja e imunitetit i hap kater kanate dyert e Europes per ta. Por kjo qeveri harron se qytetaret vuajne permasat e korrupsionit ne te gjithe sektoret, ne kurriz te cilesise se sherbimeve sic jane: sistemi shkollor, shendetesor, siguria qytetare e keshtu me radhe. Per ne, mbi te gjitha, kufizimi i imunitetit duhet shoqeruar me veprime kushtetuese e institucionale qe krijojne kushtet e pershtatshme per te siguruar gjurme provash te pakundershtueshme per crrenjosjen e kultures se pandeshkueshmerise. Kufizimi i imunitetit dhe crrenjosja e pandeshkueshmerise kerkojne institucione kushtetuese te pavarura e funksionale sikunder nje bashkepunimin nder-institucional, pasi me zhvillimet e fundit politike, kjo duket te jete gjithmone e me larg. Ketu qendron edhe thelbi i debatit te sotem.

E perseris, ne socialistet, kemi qene nismetaret per kufizimin e imunitetit ne rruge kushtetuese. Ndaj, kemi votuar pro, ne parim dhe nen per nen, ndryshimet e propozuara. Por, meqenese jemi duke nderhyre ne Kushtetute, kemi propozuar edhe nje sere reformash te tjera, qe gjithashtu kerkojne ndryshime kushtetuese, per te garantuar pavaresine e sistemit te drejtesise, crrenjosjen e kultures se pandeshkueshmerise dhe luften kunder korrupsionit, jo me slogane dhe demagogji, por me qellimin fisnik te cuarjes se Shqiperise ne rrugen e integrimit europian dhe te prosperitetit.

***

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›