E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau "për një fjalë goje" para 7 vitesh

Ka qenë një grindje banale në dukje, por ka përfunduar me vrasje. Bëhet fjalë për një vrasje që ka ndodhur shtatë vjet më parë në qytetin e Fierit. Sipas njoftimit zyrtar të përcjellë nga zyra e shtypit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, më datën 18.09.2009, në orën 13:50, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Stambolli drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Engjëll Zeqo, lindur në Fier. Sipas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.264, datë 30.10.2002, ai është dënuar me 15 vjet burg për veprat penale të vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake, të gjitha këto, parashikuar nga nenet 76, 278/2, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Kështu mësohet se Zeqo ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Fatos Kalemi, për motive të dobëta. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Ankara, u bë i mundur arrestimi dhe realizimi i ekstradimit drejt vendit tonë i shtetasit Engjëll Zeqo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›